Wang Shuang-u drejton skuadrën kineze në Kupën e Botës të Femrave në futboll

2019-05-28 18:24:47 CRI Komenti juaj Printoni

Ekipi kombëtar i futbollit të femrave i Kinës ka shpallur listën e 23 anëtareve të tij për Kupën e Botës së Femrave të FIFA-s në Francë.

Lojtarja e "Paris Saint-German"-it Wang Shuang kryeson skuadrën kineze, së bashku me sulmuesen më të mirë të Lojërave Aziatike 2018 Wang Shanshan.

Ekipi kinez është tani në Francë për të nisur fazën përfundimtare të stërvitjes.

Ekipi do të ketë një ndeshje parapërgatitore me ekipin francez të premten, përpara se veprimtaria më e rëndësishme e futbollit të femrave të nisë më 7 qershor.

Kina ndodhet në Grupin B së bashku me Gjermaninë, Spanjën dhe Afrikën e Jugut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore