FIFA heq dorë nga planet për ta bërë Kupën e Botës 2022 me 48 ekipe

2019-05-23 10:01:00 CRI Komenti juaj Printoni

FIFA ka hequr dorë nga plani i vet për ta rritur numrin e ekipeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës Katar 2022 nga 32 në 48 skuadra.

FIFA tha se, pas procesit të konsultimit, u arrit në përfundimin se ky ndryshim nuk mund të bëhet.

Zgjerimi do të kërkonte që Katari t'i ndante detyrat e organizimit të veprimtarisë me vendet e tjera në rajon.

Por një raport i FIFA-s në mars arriti në përfundimin se Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Arabia Saudite nuk mund të jenë bashkorganizatorë nëse nuk rivendosin lidhjet me Katarin.

FIFA gjithashtu bëri të ditur se ka studiuar mundësinë që Katari ta zhvillonte i vetëm Kupën me 48 ekipe, por vendosi të heqë dorë nga kjo ide, pasi nuk ka kohë të mjaftueshme për të rivlerësuar kapacitetin organizues të këtij vendi.

Kupa e Botës do të bëhet një turne me 48 ekipe në vitin 2026, kur do të organizohet bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.

Mrekulli
Lajmet Kryesore