Nadali mund Xhokoviçin në finalen e Turneut të Hapur të Italisë

2019-05-20 15:36:00 CRI Komenti juaj Printoni

Rafael Nadali siguroi titullin e tij të parë për këtë vit, duke mposhtur numrin një të botës Novak Xhokoviç në një ndeshje me tre sete në finalen e Turneut të Hapur të Italisë në tenis.

Spanjolli fitoi setin e parë 6-0, seti i parë që përfundon me një rezultat të tillë në ndeshjet mes dy rivalëve të mëdhenj.

Ky është titulli i nëntë i fituar në Romë nga Nadali, i cili tani ka një rekord me 34 tituj "Masters 1000" - një më shumë se Xhokoviçi.

Fitorja është një shtytje për Nadalin para Turneut të Hapur të Francës. Ai u mund nga Xhokoviçi në finalen e Turneut të Hapur të Australisë në janar dhe ka humbur në gjysmëfinale në katër turnetë e tij të fundit.

Në finalen e femrave, Karolina Pliskova mundi Johanna Kontan 6-3, 6-4, duke fituar titullin e vet të dytë të vitit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore