Xhiro e Italisë: Masnada fiton etapën e 6-të, Conti udhëheq renditjen e përgjithshme

2019-05-17 17:38:53 CRI Komenti juaj Printoni

Çiklisti italian Fausto Masnada arriti fitoren e parë në një Turne të Madh, duke triumfuar në etapën e gjashtë të Xhiros së Italisë.

Bashkatdhetari i tij Valerio Conti përfundoi i dyti, duke i marrë kryesimin e përgjithshëm Primoz Rogliçit, i cili u përfshi në një përplasje gjatë garës.

Dyshja italiane ishte e shkëputur nga të tjerët për gati 30 kilometra dhe pastaj Conti e lejoi Masnada-n të dilte i pari.

Rogliçi mbante fanelën rozë që prej së shtunës, fitoi garën me kronometër të hapjes, por u rrëzua të enjten dhe tani është pesë minuta pas vendit të parë.

Etapa e shtatë e sotme është një rrugë kodrinore prej 185 kilometrash.

Mrekulli
Lajmet Kryesore