Pep Guardiola emërohet trajneri i vitit i "Premier Ligës" 2018-'19

2019-05-16 17:38:41 CRI Komenti juaj Printoni

Trajneri i "Manchester City"-t Pep Guardiola është emëruar trajneri i vitit i "Premier Ligës" për herë të dytë me radhë.

48-vjeçari u rendit përpara Jurgen Klopp-it, Mauricio Pochettino-s dhe Nuno Santos, i cili drejtoi ekipin debutues "Wolverhampton" në zënien e vendit të shtatë.

"City" mundi "Brighton"-in fundjavën e kaluar për të mbajtur titullin e "Premier Ligës", duke mposhtur "Liverpulin" me vetëm një pikë.

"Manchester City" do ta mbyllë sezonin të shtunën kundër "Watford" në finalen e Kupës FA në stadiumin "Wembley".

Mrekulli
Lajmet Kryesore