Kapiteni i "Romës" De Rossi konfirmon largimin pas 18 vjetësh te "verdhekuqtë"

2019-05-15 18:30:04 CRI Komenti juaj Printoni

 

Klubi italian "Roma" ka njoftuar se kapiteni veteran Daniele de Rossi do të largohet në fund të sezonit pas 18 vjetësh në ekipin e kryeqytetit.

Kontrata e De Rossi-t skadon në fund të sezonit.

Ndërsa klubi i ofroi një rol drejtues, mesfushori 35-vjeçar beson se ende ka shumë për të dhënë në fushë:

"Ndoshta e përfytyroja veten me fasha të gjymtuar duke thënë: 'Mirë, më lini të shkoj,' dhe klubin duke thënë:" Jo, të lutemi vazhdo luaj.' Punët nuk shkuan kështu, por duhet ta pranoj një gjë të tillë, përndryshe vetëm do të lëndohem. Ndaj vazhdova. Ata po më thonë se jam tashmë një drejtor i madh sportiv, por po të isha drejtor do ta kisha rinovuar kontratën me një lojtar si unë. Besoj se mund të kisha dhënë diçka teknikisht. Mendoj se këtë sezon e ruajta formën, madje mendoj se luajta edhe mirë ".

 

Në një deklaratë të vet "Roma" tha se De Rossi, i cili fitoi Kupën e Botës 2006 me Italinë, nuk do të tërhiqet, por do të ndjekë një karrierë të re diku tjetër.

Loja e fundit e De Rossi-t për "verdhekuqtë" do të jetë kundër "Parmës" më 26 maj.

"Roma" është tre pikë larg vendit të katërt në "Serie A", kur ka edhe dy ndeshje të mbetura për të luajtur.

Mrekulli
Lajmet Kryesore