"MotoGP", mbajtësi i titullit kampion Marquez merr kryesimin

2019-05-06 19:03:29 CRI Komenti juaj Printoni

Në "MotoGP", mbrojtësi i titullit kampion bote, Marc Marquez, është ngjitur në krye të renditjes së kampionatit pas fitores në shtëpinë e vet, Spanjë.

Marquez, i cili e filloi garën i treti, e mori kryesimin që në nisje dhe udhëhoqi deri në vijën e mbërritjes.

Ai thotë se fitorja është e rëndësishme pas përplasjes në garën e vet të fundit, kur ndodhej në krye:

"Po, sinqerisht, ishte më e vështirë për mentalitetin sesa fizikisht. Sepse, pas gabimit në Austin, nuk është e lehtë të arrish këtu dhe të udhëheqësh garën që nga fillimi deri në fund. Por unë jam i bindur për paraqitjen time dhe të biçikletës. Ndihem vërtet shumë mirë. Ishte një ndihmë e madhe që kuptova pse u rrëzova në Austin, kështu që sot, këtë fundjavë, ndihesha shumë mirë."

Francezi Fabio Quartararo, motoçiklisti më e ri që ka nisur ndonjëherë një garë nga vendi i parë në "MotoGP", vetëm 20 vjeç, u detyrua të tërhiqej teksa mbeteshin 12 xhiro.

Fituesi i GP-së së ShBA-së Alex Rins doli i dyti, dhe shoku i tij i skuadrës, spanjolli Maverick Vinales, në vendin e tretë.

Italiani Andrea Dovizioso, i cili udhëhiqte renditjen para garës, përfundoi i katërti.

Gara tjetër është Çmimi i Madh Francez pas dy javësh.

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore