Holandezi Virgil van Dijk votohet si futbollisti i vitit në Angli

2019-04-30 16:26:13 CRI Komenti juaj Printoni
Mbrojtësi i "Liverpool"-it Virgil van Dijk është votuar si lojtari i vitit nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë.

Ai e fitoi çmimin për drejtimin e mbrojtjes së "Liverpool"-it, ndërsa "të kuqtë" synojnë të fitojnë titullin në "Premier Ligën" angleze për herë të parë që nga viti 1990.

Van Dijk kaloi te "Liverpool"-i nga "Southampton"-i vitin e kaluar për gati 100 milionë dollarë amerikanë, një rekord botëror për një mbrojtës.

Ai ndihmoi për të përmirësuar mbrojtjen, që ishte më parë e paqëndrueshme, nën drejtimin e trajnerit Juergen Klopp.

Mrekulli
Lajmet Kryesore