A do të ishte veprim i mençur shitja e Isco-s nga "Reali"?!

2017-05-23 11:32:53 CRI Komenti juaj Printoni

11 gola dhe 12 pasime goli!A do të kishte kuptim që "Reali" i Madridit ta shiste Isco-n?!

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve midis "Realit" të Madridit dhe rivalëve të të njëjtit qytet, "Atletico"-s, "los blancos" patën disa momente jo të mira. "Atletico" realizoi dy gola që pa u mbyllur pjesa e parë e ndeshjes dhe pa shenja shprese për të përmbysur, ose të paktën për të barazuar rezultatin 3-0 të ndeshjes së parë.

Por, për fatin e mirë të ekipit të drejtuar nga Zinedin Zidani, në minutën e 41-të, Francisco Suarez, i njohur si Isco, arriti të shënojë, duke i kaluar merengues në finale.

Isco luajti edhe një herë rol vendimtar për 11 herë fituesit e Kupës së Kampioneve/Ligës së Kampioneve.

Vlen të theksohet se ky është goli i parë i Isco-s në këtë sezon të Ligës së Kampioneve. Që nga 2 prilli 2014, kur shënoi një gol në ndeshjen me ekipin gjerman të "Borussias" së Dortmundit, pra për më shumë se tre vjet me radhë, 25-vjeçari nuk ka shënuar në kompeticionin më të madh europian të futbollit të klubeve, megjithëse ka qenë pjesëmarrës në 30 ndeshje.

Në gjysmëfinalen e parë, të cilën "Reali" e fitoi 3 me 0 ndaj "Atletico"-s, Isco bëri një paraqitje të mirë, kurse në të dytën arriti të shënojë, duke i dhënë fund "thatësirës" të golave në Ligën e Kampioneve, por ç'është më e rëndësishme, duke i çuar "los blancos" në finalen që do të luhet në Stadiumin Kombëtar të Uellsit në Kardif, ku do të përballen me "zonjën e vjetër", "Juventusin" e Torinos. Goli në "Vicente Kalderon" ishte i 11-i për Isco-n në këtë sezon. 10 golat e mëparshëm janë bërë nga ai në ndeshjet e "La Liga"-s spanjolle.

Në 14 ndeshjet e luajtura nga ai gjatë këtij sezoni, Isco ka shënuar 12 gola, domethënë, pothuajse me mesatare një gol për çdo ndeshje. Ajo që është edhe më e mahnitshme, është se, sa herë që shënon Isco, atëherë klubi apo ekipi kombëtar nuk humbasin.

Në sezonet e mëparshme, Isco ka pasur një rendiment edhe më të madh, duke e çuar topin në rrjetë 54 herë në 46 ndeshje, që do të thotë më shumë se një gol në ndeshje.

Pas gjysmëfinales së dytë të Ligës së Kampioneve, gazeta "Marça" komentoi: "Isco është tani lojtari më i mirë i 'Realit' të Madridit dhe ai që sulmohet në mënyrë më agresive nga kundërshtarët.

Në fushë, sa herë Isco merrte topin, 'Atletico' kishte shumë frikë. Në këtë ndeshje të ashpër, ai kontrollonte topin dhe kërcënonte prapavijën e 'Atletico'-s. Në momente kyçe, ai dha kontributin e duhur për ekipin e vet. Goli i shënuar nga ai, bëri që 'Reali' t'i shpëtojë dështimit".

E megjithatë, "Reali" po mendonte ta shiste këtë lojtar me fat. A do të ishte diçka e mençur? Duket se drejtuesit e "los blancos" e kuptuan që jo, prandaj pas zërave për largimin e Isco-s, më në fund u njoftua shtyrja e kontratës së tij deri në vitin 2022. Duke lënë mbase të zhgënjyer "Liverpulin" dhe "Manchester City"-n, që ishin të interesuar për "spanjollin fatsjellës".

Mrekulli
Lajmet Kryesore