Investitorët kinezë marrin kontrollin e plotë të klubit italian të futbollit AC Milan

2017-04-14 18:13:31 CRI Komenti juaj Printoni

Klubi italian 'AC Milanit' u është shitur zyrtarisht investitorëve kinezë nga shoqëria Fininvest.

AC Milan, një prej klubeve më prestigjiozë italianë të futbollit, është blerë zyrtarisht të enjten nga "Rossoneri Sport Investment Lux", një grup investitorësh kinezë, njoftoi ish-pronari i Fininvest, Silvio Berlusconi.

Investitorët kinezë përfunduan marrëveshjen e blerjes së klubit italian të futbollit, AC Milan me një vlerë prej 788 milionë dollarë. Ky është investimi më i madh i një kompanie të Kinës në një klub futbolli europian.

Marrëveshja pason blerjen nga gjiganti Suning i rivalit të Milanit, klubit të Interit (Internazionale FC) vitin e kaluar.

Grupi 'Rossoneri Sport Investment Lux', që udhëhiqet nga biznesmeni kinez Li Yonghong, bleu 99.93 për qind të aksioneve të Fininvest, duke i dhënë fund mbretërimit 31-vjeçar të ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni.

Marrëveshja u arrit gushtin e kaluar, por hasi disa pengesa.

Sfida e parë e pronarëve të rinj 'do të jetë derbi i së shtunës kundër rivalëve të Interit, tha menaxher i klubit, Stefano Pioli.

"Na duhet qasja e drejtë, është një derbi, është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Për renditjen, për mbështetësist tanë, për klubin ndaj dhe po punojmë shumë fort."

Ish-kryeministri italian, në presidencën e AC Milan prej 31 vjetësh, i dha lavdi klubit lombard, duke fituar 29 trofe të rëndësishëm, mes të cilave nënte të Ligës së Kampionëve. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore