A duhet të heqë dorë Messi nga ekipi kombëtar?

2017-04-04 10:57:17 CRI Komenti juaj Printoni

Më 28 mars, pas fitores së Argjentinës kundër Kilit 1:0, FIFA njoftoi pezullimin e yllit argjentinas Lionel Messi për katër ndeshje. Vendimi u mor për shkak se, gjatë ndeshjes me Kilin, Messi shprehu pakënaqësinë e tij ndaj gjyqtarit anësor Merson Augusto do Carvalho, duke e sharë. Pas ndeshjes, Messi nuk pranoi të shtrëngonte duart me të.

Më 29 mars, ekipi argjentinas humbi ndeshjen ndaj Bolivisë me 0:2, pa Messin. Mundet që në tre ndeshjet e ardhshme, bardhekaltërve t'u duhet të përballojnë situatat e vështira pa Messin. Drita në fund të tunelit vetëm me Agueron, Di Marian, Higuainin etj., mund të mos shihet.

Sipas gazetës sportive spanjolle "Mundo Deportivo", Messi ka vendosur ta apelojë personalisht vendimin e FIFA-s. Ndërkohë, Federata Argjentinase e Futbollit, e cila ka zgjedhur presidentin e saj të ri gjatë kohëve të fundit, ka deklaruar se do ta apelojë edhe ajo vendimin për ndalimin e yllit argjentinas, por deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret. Mbetet të shihet nëse FIFA do ta zbutë dënimin ndaj Messit.

Gazeta tjetër sportive spanjolle "Marca", në një koment të vetin, shprehu mendimin që Messi duhet të heqë dorë përsëri nga ekipi kombëtar argjentinas. Ai e ngjiti Argjentinën në vendin e parë të renditjes së FIFA-s, por duke e mbajtur këtë vend vetëm për një vit. Në shtatë vjetët e fundit, dy herë kampionët e botës nuk janë ngjitur më në krye.

"E padurueshme" . Duket se kjo ishte ajo që ndiente Messi gjatë verës së vjetshme. Dhe pas humbjes me penallti në ndeshjen finale të Kupës së Amerikës ndaj Kilit, kur ai vetë nuk arriti dot të shënonte nga pika e bardhë, Messi i rraskapitur shpirtërisht deklaroi largimin nga kombëtarja. Më pas pamja e tij ndryshoi, duke lënë mjekër dhe duke lyer flokët, dhe Messi u zhduk nga sytë e publikut. Këto mund të thuhet se janë shenjat e një njeriu të dëshpëruar.

Pas dy muajsh, Messi e tërhoqi vendimin e tij dhe u kthye në ekipin kombëtar. Sipas tij, ai dëshironte ta ndihmonte ekipin kombëtar, por pa dashje zbuloi ndjenjat e tij të vërteta: ai nuk ndiente kënaqësi kur luante në këtë ekip.

Tani që është pezulluar për një kohë të gjatë, nëse apeli nuk do të ketë sukses, Messi ka më shumë kohë për t'u menduar nëse do të ishte e arsyeshme të vazhdonte të qëndronte në ekipin kombëtar. Ka nga ata që mendojnë se, nëse do ta konsideronte seriozisht këtë çështje, ai mund të kuptonte që vendimi i tij i mëparshëm që të heqë dorë nga ekipi kombëtar ishte i drejtë dhe i duhur.

Ashtu siç ka nga ata mendojnë se Messi nuk ka nevojë për ekipin kombëtar. Ai nuk ka fituar asnjë titull kampion me kombëtaren, por kjo nuk ndikon fare në statusin e tij si legjendë në fushën e futbollit. Sipas tyre, trofetë që ai ka fituar me klubin janë më të vlefshme se ekipit kombëtar. 13 vitet me "Barcelonën" tregojnë suksesin e karrierës së tij. Dorëheqja nga ekipi kombëtar mund të ulë tensionin dhe stresin që ndien Messi. Kur është me "Barcelonën", ai është më i qetë, më i ngeshëm, e ndonjëherë edhe pak dembel, por me kombëtaren ai kthehet në një njeri tjetër, emocional dhe i zhgënjyer.

29-vjeçari duhet të konsiderojë mbrojtjes e vetes. Karriera e tij si futbollist do të përfundojë një ditë. Ai duhet të bëjë çdo përpjekje për ta shtyrë këtë datë. Prandaj duhet që të heqë dorë nga ekipi kombëtar, siç e bëri verën e kaluar, thonë ata që janë të mendimit se ka ardhur koha që Messi t'i thotë lamtumirë ekipit të vendit të tij.

Sipas tyre, ekipi kombëtar nuk mund t'i ka asgjë çfarë t'i japë Messit, si lojtar apo një individ të zakonshëm. Prandaj do të ishte një vendim i mençur nëse Messi zgjidhte largimin nga Argjentina tani.

Mrekulli
Lajmet Kryesore