"Barcelona" bën historinë, "Manchester City" i Guardiolës ende do kohë

2017-03-10 11:26:19 CRI Komenti juaj Printoni

Me Paris Saint-Germain, "Barcelona" krijoi një legjendë që rrallë është parë ndonjëherë në historinë e futbollit. Ekipi i Luis Enrique pësoi në Champion League një humbje të thellë 4-0 në ndeshjen e parë në Paris. Askush nuk e besonte se do të arrinin të sillnin ndryshimin në shtëpi, por "armata" kuqeblu e bëri të mundur këtë.

Fitorja e fundit historike entuziazmoi pa masë lojtarët dhe tifozët e Barcelonës, veçanërisht ata që kishin mbushut plot stadiumin "Camp Nou".

Pas fushës, bardheblutë festuan edhe në dhomat e zhveshjes. Mascherono postoi në internet një fotografi të lojtarëve të "Barcelonës", ku secili shihej të qeshte i lumtur. Messi kishte hequr bluzën duke festuar gjysmëlakuriq.

Dikur Pep Guardiola krijoi i vetëm dinastinë "Barcelona", duke fituar 13 tituj për katër vjet me radhë. Risitë e tij teknike dhe taktike ishin të nivelit botëror. Edhe i madhi Johan Krojf ka thënë: "'Barcelona' e Guardiolës është më e bukura". Filozofia e futbollit e Guardiolës është vetëm një: sulm pa pushim.

Për të provuar veten e tij, Guardiola u largua nga "Barcelona" dhe filloi një aventurë tjetër, në Gjermani me "Bajernin" e Mynihut. Në Bundesligë ai korri sukses, duke e nxjerrë Bajernin tre herë kampion, e gjithashtu fitues të Kupës së Gjermanisë. Megjithatë, arritjet në Europë të klubit ishin modeste. Po Guardiola bëri reformim nga ana teknike e u vlerësua shumë.

Verën e kaluar Guardiola mori një vendim shumë të guximshëm dhe shkoi si trajner në "Manchester City". Jose Mourinho ka thënë një herë: "Gjëja më e vështirë në botë është të bëhesh trajner i 'Premier League'. Duket se tani Guardiola i ka kuptuar këto fjalë. Ekipet e "Premier League"-s, nga njëra anë, kanë distanca të vogla nga njëra-tjetra dhe konkurrenca është shumë e ashpër, dhe nga ana tjetër, kalendari është shumë i ngjeshur. Kjo është ndryshe nga vitet kur Pep drejtonte "Barcelonën" e "Bajernin". Aty rivalë ishin vetëm "Real" Madrid dhe "Borusia" e Dortmundit.

Revolucioni i tij taktik te "Manchester City" ende nuk ka arritur sukses. Por në përgjithësi ekipi i Guardiolës ende ka shpresë. Tek e fundit, ky është vetëm viti i tij i parë në ishull.

Në natën kur "Barcelona" bëri historinë duke përmbysur humbjen e thellë që i shkaktuan francezët, Guardiola u largua i vetmuar. Për të krijuar dinastinë e "Manchester City"-t, ai ka nevojë për kohë. (Du)

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore