Zgjerimi i pjesëmarrësve në Kupën e Botës, kush është fituesi?

2017-03-03 16:38:18 CRI Komenti juaj Printoni

Në muajin shkurt FIFA shpalli zyrtarisht se, duke filluar që nga viti 2026, numri i ekipeve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës në futboll, do të shtohet nga 32 në 48. Ekipet do të ndahen në 16 grupe me nga tre ekipe secili dhe dy të parat e çdo grupi do të kualifikohen për në fazën e ardhshme. Tani është duke u realizuar më në fund plani i ri i shtimit të grupeve dhe ekipeve në Kupën e Botës i hartuar nga FIFA. Por kush do të ketë përfitim nga ky plan. Pa dyshim që mbi të gjitha FIFA.

Që nga viti 2016, kur u bë president i FIFA-s, Gianni Infantino ka propozuar vazhdimisht shtimin e numrit të ekipeve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës. Megjithëse ai zyrtarisht u shpreh se kjo ka për qëllim "ta bëjë popullor futbollin në gjithë botën", mund të shuhet se qëllimi më realist është fitimi. Rritja e numrit të ekipeve në 48 do të shtojë ndeshjet si të fazës eliminatore, ashtu edhe të asaj finale, dhe kjo me siguri do t'i sjellë përfitime ekonomike FIFA-s. Sipas parashikimeve të mediave, në qoftë se në Kupën e Botës do të rriten ekipet pjesëmarrëse në 48, FIFA do të fitojë së paktën 600 milionë euro. Kampionati Europian Francë 2016 është një dëshmi shumë e mirë. Numri i ekipeve pjesëmarrëse në të u rrit nga 16 në 24, ndërsa i ndeshjeve nga 31 në 51. Si rezultat, u shtuan shumë të ardhurat nga transmetimi televiziv, biletat dhe tregtia. Të gjitha këto i sollën UEFA-s të ardhura më të larta. Në Kampionatin Europian 2012, UEFA fitoi të paktën 1.5 miliardë euro nga sponsorizimet dhe transmetimet televizive. 31 ndeshjet tërhoqën afro 150 milionë shikues televizivë në të gjithë botën, ndërsa numri i shikuesve të finales i kaloi 250 milionë. Pas Kampionatit Europian Francë 2016, EUFA publikoi të dhënat financiare, që treguan se, pas shtimit të ekipeve, të ardhurat e përgjithshme arritën në 19.3 miliardë euro. Ashtu siç parashikoi Infantino, brenda 32 ditëve u transmetuan 80 ndeshje, dhe të ardhurat u shtuan afro 20 për qind. Pikërisht prej kësaj, FIFA miratoi propozimin e tij për shtimin e ekipeve në Kupën e Botës.

Shtimi i ekipeve pritet jo vetëm t'i sjellë FIFA-s më shumë të ardhura, por edhe të forcojë ndikimin e saj në gjithë botën. Edhe ekipeve të futbollit të nivelit të mesëm ëndrra do t'u realizohet, pasi ato sigurisht do të jenë përfituese nga shtimi i numrit të ekipeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës. Këto ekipe të kontinenteve të ndryshme kanë rast për t'u treguar në arenën e madhe të Kupës së Botës. Edhe pse gjatë 20 Kupave të Botës vetëm tetë ekipe kanë dalë kampionë, ekipet e tjera munden ta shfaqin veten. Në Kampionatin Europian të Francës, ekipet si Uellsi, Ukraina etj. patën rastin të shkonin në fazën finale dhe futbollistë si Bale, Ramsey, Giggs etj. realizuan dëshirën e tyre. Po ashtu patëm fatin të dëshmonim "mitin skandinav," Islandën. Pa harruar edhe pjesëmarrjen për herë të parë të kombëtares kuqezi, Shqipërisë. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore