10 futbollistët më të shpejtë në botë, në listë edhe C. Ronaldo, Messi e ...Rooney

2017-02-17 15:20:36 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, mediat kanë publikuar një studim të klubit meksikan "Pachuca" për dhjetë futbollistët më të shpejtë në botë.

Sipas këtij studimi, Gareth Bale, uellsiani i "Realit" të Madridit, është futbollisti më këmbëshpejtë në botë, me shpejtësi 36.9 kilometra në orë.

I dyti renditet Orlando Berrio. Sulmuesi kolumbian i "Flamengos" vrapon me një shpejtësi maksimale 36 kilometra në orë. Vendi i tretë zihet nga futbollisti meksikan Jurgen Damm që luan në vendin e vet për "Tigers". Shpejtësia e tij vitin e kalur ka qenë 35.23 kilometra në orë.

Vlen të përmendet se edhe dy futbollistët më të mëdhenj në botë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë hyrë në këtë listë. Shpejtësia e portugezit është 33.6 kilometra në orë dhe e argjentinasit 32.5 kilometra në orë. Ata radhiten përkatësisht në vendin e 7-të dhe në vendin e 9-të.

Në listë janë edhe katër futbollistë të "Premier League": Antonio Valencia renditet i 4-ti, Aubameyang i 6-ti, Walcott i 8-ti dhe ... befasia ... veterani Wayne Rooney zë vendin e 10-të në listën e futbollistëve më të shpejtë.

Lista e 10 futbollistëve më të shpejtë në botë për vitin 2016

1. Gareth Bale 36.9 km /h

2. Orlando Berrio 36 km/h

3. Jurgen Damm 23 km/h

4. Antonio Valencia 35km/h

5. Aaron Lenon 34.8 km/h

6. Aubameyang 34.6 km/h

7. C. Ronaldo 33.6 km/h

8. Theo Walcott 32.7km/h

9. Lionel Messi 32.5 km/h

10. Wayne Rooney 31.2 km/h

Mrekulli
Lajmet Kryesore