Ish-legjenda e "Chelsea"-t Frank Lampard tërhiqet nga futbolli

2017-02-16 16:59:15 CRI Komenti juaj Printoni

(Futbollisti Frank Lampard duke festuar golin e tij të 100-të.)

Futbollisti i kombëtares angleze dhe i "Chelsea"-t Frank Lampard ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen, por duke u lënë tifozëve kujtimet e paharrueshme të një karriere 21-vjeçare.

Frank Lampard ka lindur më 20 qershor 1978. Ai është mesfushori që ka shënuar më shumë gola në historinë e "Premier League" dhe golashënuesi më i mirë i "Chelsea"-it, duke mbajtur edhe rekordin e 164 ndeshjeve të luajtura radhazi në "Premier League".

Frank Lampard e filloi karrierën në korrik 1994 me ekipin e të rinjve të klubit të futbollit të "West Ham"-it. Në vitin 1995, Lampard dhe "West Ham" nënshkruan një kontratë, gjë që shënoi nisjen e karrierës profesioniste të tij. Në vitin 2001, Frank Lampard iu bashkua "Chelsea" në një blerje me vlerë 11 milionë paundësh, duke u bërë që nga ajo kohë legjenda e "bluve" dhe një nga mesfushorët më të njohur në Premier League. Nga sezoni 2003-2004 deri në sezonin 2012-2013, numri i golave të shënuar nga Frank Lampard ishte dyshifror, duke treguar paraqitjen e tij të mrekullueshme. Me "Chelsea"-n ai shënoi gjithsej 211 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë i "bluve" në histori.

(Frank Lampard në ndejshen e 100-të me ekipin kombëtar.

Në maj 2005, Frank Lampard dhe shokët e tij të ekipit fituan titullin e parë kampion të "Premier League"-s për "Chelsea"-n që nga viti 1955. Në dhjetor 2005, ai ishte konkurrent si për titullin "Lojtari më i mirë i vitit i FIFA-s", ashtu edhe për "Topin e artë", duke i renditur i dyti në të dyja. Në këtë kohë, Lampardi ishte në kulmin e karrierës së vet si futbollist, por ende nuk kishte fituar trofetë kryesore të futbollit europian e botëror. Në Champions League "Chelsea" u mposht nga "Barcelona", kurse Anglia nuk arriti të fitojë Kupën e Botës. Por më pas "Chelsea" do të arrinte të fitonte trofeun më të madh europian të futbollit për klube.

Sips statistikave, me klubet dhe ekipin kombëtar, Frank Lampard ka luajtur gjithsej 1019 ndeshje, duke shënuar 302 gola. Lampard ka fituar tre tituj t

ë "Premier League"-s, katër Kupa FA, dy Kupa të "League"-s, një Champions League dhe një Kupë të UEFA-s.

 

(Frank Lampard përlotet në ndeshjen e fundit me kombëtaren.)

Frank Lampard e njoftoi vendimin në Instagram. Ai tha: "Pas një karriere të pabesueshme 21-vjeçare, unë vendosa se ishte koha për t'i dhënë fund. Kam marrë shumë ftesa brenda e jashtë vendit, por, në moshën 38-vjeçare, vendosa të hap një faqe të re të jetës sime. Jam krenar se jo vetëm kam fituar shumë trofe, por edhe kam përfaqësuar ekipin kombëtar për më shumë se 100 herë dhe kam shënuar më shumë se 300 gola në karrierë. Unë i jam shumë mirënjohës FA-së që më dha rastin për t'u bërë trajner dhe për të vazhduar punën me futbollin edhe jashtë fushës. Unë i falënderoj ata për përkrahjen që më kanë dhënë dhe po pres të ardhmen time." (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore