Video - Xi viziton lagjen e të zhvendosurve në Shaanxi

2020-04-22 21:10:39 CRI Komenti juaj Printoni

Më 21 prill, presidenti kinez Xi Jinping bëri një vizitë inspektimi në qytetin Ankang të provincës Shaanxi. Ndalesa e parë ishte lagjja "Jinping", e krijuar nga 4173 banorë të zhvendosur, të prekur nga varfëria e thellë në 11 fshatra vendore. Për të siguruar rezultatet e masave të zbutjes së varfërisë, pushteti vendor, me politika të favorshme tërhoqi investitorët për të krijuar fabrika në këtë lagje, duke gjetur një metodë të re për zhdukjen e varfërisë.

Pas vizitës në lagjen "Jinping", Xi u uroi banorëve jetë të lumtur. "Shpresoj sinqerisht se jeta juaj do të jetë e lumtur dhe e mbarë si emri i qytetit (Ankang në gjuhën kineze do të thotë "siguri dhe lumturi"). Shpresoj se të gjithë do të largohen nga vështirësitë ekonomike dhe do të gëzojnë një jetë komode! Ju uroj lumturi, shëndet dhe mbarësi!", u shpreh kreu i shtetit i Kinës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore