Video - Xi: Duhet të krijohet një sistem afatgjatë efektiv për strehimin e punësimin

2020-04-22 21:09:23 CRI Komenti juaj Printoni

Më 21 prill paradite, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping inspektoi lagjen "Jinping" të qytezës Laoxian në kontenë Pingli të provincës Shaanxi të Kinës Veriperëndimore. Për shkak të vështirësive të transportit e të komunikacionit dhe të fatkeqësive të shpeshta natyrore, qeveria vendosi zhvendosjen e banorëve të disa fshatrave në zona në kushte më të mira, ku mund të zgjidhen problemet e arsimimit, të punësimit etj. 11 fshatra u shndërruan në lagjen "Jinping" të qytezës Laoxian. Në shtëpinë e re të fshatarit Wang Xianping, Xi bisedoi me të gjithë anëtarët e familjes. Xi tha se, së pari me zhvendosjen e shtëpisë, dhe pastaj me punësimin, mund të sigurohet një strehim dhe jetesë më e mirë.

Xi tha: "Kam besim për realizimin e objektivit të daljes nga varfëria. Tregoj vëmendje gjithashtu për faktin nëse në të ardhmen do të keni një strehim të qëndrueshëm apo jo, nëse do të ketë apo jo një sistem afatgjatë efektiv. Kjo varet nga ajo nëse masat do të jenë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. Partia Komuniste punon duke u nisur nga faktet dhe për të mirën e popullit." (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore