Video - Tirana solidarizohet me Kinën në betejën kundër koronavirusit

2020-02-14 23:07:03 CRI Komenti juaj Printoni

"Ne jemi bashkë!". Me këtë moto u zhvillua të enjten në Tiranë një veprimtari solidariteti e iniciuar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj me mbështetjen e Ambasadës së Kinës, në përkrahje të Kinës dhe kinezëve, që po luftojnë kundër epidemisë së koronavirusit të ri.

"Tirana është themeluar mbi parimet e një qyteti të hapur dhe jo të paragjykimit". Me këto fjalë iu drejtua Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, komunitetit kinez që jeton e punon prej vitesh në kryeqytetin shqiptar.

I pranishëm ambasadori i Kinës Zhou Ding pasi falenderoi personalitetet e larta të shtetit shqiptar për mbështetjen tha se "Sot, kryetari Veliaj ka ardhur në komunitet dhe në restorant kinez, duke dhënë mbështetje ndaj Kinës dhe komunitetit kinez në Tiranë me veprime praktike, gjë e cila gjithashtu tregon vizionin, gjerësinë e mendjes dhe angazhimin e Tiranës si kryeqyteti i vendit të Shqiponjës."

Mrekulli
Lajmet Kryesore