Video - Studentët kinezë, vullnetarë në punët e ndihmës pas tërmetit në Shqipëri

2019-12-02 17:23:07 CRI Komenti juaj Printoni

Pas rënies së tërmetit, në Universitetin e Tiranës është pezulluar mësimi. Studentët kinezë Ai Weihao dhe Wang Haoran, që po studiojnë në këtë universitet, kanë dalë vullnetarë për punët e ndihmës pas tërmetit. Ata shkuan në një shkollë në periferinë e Tiranës për të transportuar e shpërndarë materiale shumë të nevojshme.

"Qëndruam afro tre orë atje për të ndarë e transportuar rrobat e dhuruara."

"Jam shumë i kënaqur e i lumtur kur ndihmoj të tjerët."

Pas tërmetit, Universiteti i Tiranës filloi të inspektojë e të riparojë konviktet e studentëve. Me ndihmën e Ambasadës së Kinës në Shqipëri, këta dy studentë kinezë u strehuan në një qendër të ndihmës shoqërore. Ata panë se në atë qendër mungonin punonjësit, dhe për këtë arsye vendosën të bëhen vullnetarë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore