Video/  Kina, përparim të madh në rezistencën ndaj ilaçit të malaries

2019-06-19 17:37:47 CRI Komenti juaj Printoni

Shkencëtarja kineze që ka marrë çmim Nobel për Fiziologji dhe Mjekësi për studimin e saj që i kushtohet trajtimit të sëmundjes së malaries Tu Youyou njoftoi se është bërë një përparim i madh në trajtimin e rezistencës ndaj artemisinit në trajtimin e malaries.

Ajo tha se zgjatja e periudhës së marrjes së ilaçit ose zëvendësimi i tij me një të ngjashëm, mund ta zgjidhin problemin.

Artemisini është një përbërës aktiv i nxjerrë nga bima e pelinit të ëmbël që është përdorur në terapinë e lashtë kineze për të trajtuar sëmundjet, përfshirë ethet tipike të malaries.

Tu fitoi çmimin Nobel për Zbulimin e Artemisinit në vitin 2015.

Por, ajo gjithashtu ka pranuar se rezistenca ndaj ilaçit mbetet një sfidë e madhe në luftën kundër malaries.

Mrekulli
Lajmet Kryesore