Video/  Stevo Pendarovski, presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut

2019-05-10 17:10:28 CRI Komenti juaj Printoni

Pendarovski fiton zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut me 51.83% të votave.

Kandidati i partive të koalicionit qeveritar për president, Stevo Pendarovski ka shpallur fitoren si president i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut.

"Populli im, faleminderit. Ju falënderoj të gjithëve maqedonas, shqiptarë, serb, boshnjak, turq dhe të tjerë që në zgjedhje të drejta dhe demokratike vendosët që bashkë të shkojmë përpara. Kjo është një fitore e shumicës së qytetarëve, të cilët pa dallim bashkësie etnike dhe politike u bashkuan dhe thanë bashkë përpara. Sot fituan qytetarët, dua të deklaroj se do t'u shërbej me përkushtim të gjithëve", ka deklaruar Stevo Pendarovski.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas shpalljes së rezultateve të para paraprake u shpreh se Pendarovski është rruga për një jetë më të mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. (DW)

Mrekulli
Lajmet Kryesore