Video/  Festa e Fenerëve, Muzeu i Pallatit qëndron i hapur me orar të zgjatur

2019-02-21 16:59:29 CRI Komenti juaj Printoni

 

Muzeu i Pallatit është hapur për vizitorët e natës për të festuar Festën kineze të Fenerëve, që këtë vit ra të martën.

I njohur gjithashtu si Qyteti i Ndaluar, pallati i lashtë zgjati orarin e hapjes deri në orët e mbrëmjes për herë të parë në afro një shekull.

Vizitorët shijuan shfaqjen e dritave dhe morën pjesë në veprimtari të tjera të mbrëmjes duke u zhytur në atmosferën festive.

"Në të kaluarën, erdha këtu gjatë ditës dhe e pashë Qytetin e Ndaluar nën dritën e diellit. Sot e pashë atë nën dritën e hënës. Sigurisht që të jep një tjetër ndjesi."

"Gjatë ditës, erdha kryesisht për të parë ekspozitat, përfshi atë të familjeve perandorake. Ime shoqe është e specializuar në vlerësime antike, kështu që mësova shumë prej saj. Për këtë event dëgjuam se është hera e parë në 94 vjet që Qyteti i Ndaluar hapet natën për publikun. Duhet ta vlerësojmë pamjen e Qytetit të Ndaluar në mbrëmje të Festës së Fenerëve, është një mundësi e rrallë për ne."

Festa e Fenerëve festohet në ditën e 15-të të muajit të parë të kalendarit hënor kinez, duke shënuar fundin e festimeve të Vitit të Ri kinez. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore