Video/  "Alibaba" i Kinës shërben "ëndrra robotike" në hotelin e së ardhmes

2019-02-02 16:45:55 CRI Komenti juaj Printoni

Pajisje për regjistrimin në hotel të pakontrolluara nga njerëzit, mbyllje dyersh me skanim fytyre dhe televizorë e pajisje ndriçimi të komanduara me zë, gjigandi elektronik i Kinës "Alibaba" përuroi "hotelin e së ardhmes", të njohur edhe si Hoteli "Flyzoo", në Hangzhou të provincës Zhejiang të Kinës Lindore.

Robotët janë pjesë e mjeteve të teknologjisë së lartë që "Alibaba" thotë se kanë pakësuar në mënyrë drastike koston e punës së njeriut dhe kanë eliminuar nevojën që bujtësit të bashkëveprojnë me njerëzit e tjerë.

Ashensorët skanojnë fytyrat e mysafirëve për të verifikuar katin ku ata mund të shkojnë dhe dyert e dhomave të hotelit hapen me një tjetër skanim të fytyrës, ndërsa në dhoma, teknologjia e komandës zanore e "Alibaba"-s përdoret për të ndryshuar temperaturën, për të mbyllur perdet, për të ndezur dritën dhe për të kërkuar shërbimet e dhomës.

Hoteli "Flyzoo" ndodhet në Hangzhou, 170 kilometra larg nga Shangai, dhe është shumë afër me selinë e "Alibaba"-s. Çmimi i dhomave fillon nga 1 390 juanë, ose 205 dollarë amerikane, për një natë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore