Video/  Europë, Trupa e Baletit e Shangait performon "Liqenin e Mjellmave"

2018-12-12 11:24:53 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, Trupa e Baletit e Shangait me 107 anëtarë mbërriti në Berlin të Gjermanisë për të performuar "Liqenin e Mjellmave". Kjo është hera e tretë që trupa e Shangait performon në Europë. Gjatë shfaqjes, balerinët do të performojnë në 27 shfaqje në 4 qytete të Gjermanisë, të Austrisë dhe të Holandës. Stacioni i parë është Berlini, ku trupa do të qëndrojë deri më 16 dhjetor.

Baleti i famshëm klasik i Çajkovskit "Liqeni i Mjellmave" performuar nga Trupa e Shangait pati një total prej 48 mjellmash, dy herë më shumë se numri i zakonshëm prej 24 mjellmash.

Sipas koreografit britanik Derek Deane, i cili ka bashkëpunuar me Trupën e Baletit të Shangait, numri i madh i balerinëve kërkon kohë dhe koordinim shtesë.

Pjesa përmban mbi 100 balerinë në total si dhe qindra kostume. Kjo Trupë ka performuar në Australi dhe në mbarë Europën.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore