Video/  Ekspozohet kabina qendrore e Stacionit Hapësinor të Kinës

2018-11-16 14:32:02 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit u ekspozua për publikun modeli 1:1 i kabinës qendrore të Stacionit Hapësinor të Kinës "Tianhe".

Mësohet se kabina qendrore përbëhet nga tre pjesë: kabina e lidhjes me anijen kozmike, kabina e jetës dhe kabina e burimeve. Kabina qendrore ka pesë porta dokimi. Ajo do të përdoret kryesisht për kontrollin dhe administrimin e stacionit hapësinor, si edhe për jetën e astronautëve. Kabina qendrore ka aftësi fluturimi autonom dhe mund të mbështesë praninë e përhershme të astronautëve dhe zhvillimin e eksperimenteve të mjekësisë hapësinore dhe të shkencës hapësinore.

Sipas planit,Stacioni Hapësinor i Kinës do të mbarojë ndërtimin rreth vitit 2022. Ai do të bëhet laborator hapësinor kombëtar që do qarkullojnë për një periudhë afatgjatë në orbitë. Stacioni Hapësinor i Kinës do të përbëhet nga kabina qendrore dhe dy kabina eksperimentale.

Kina po kryen në mënyrë të gjithanshme studimin dhe ndërtimin e stacionit hapësinor dhe në fund të këtij viti kabina qendrore do të hyjë në fazën e ndërtimit të prototipit zyrtar. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore