Video/  NASA teston mbrojtësen e re për në Mars

2018-09-13 17:09:28 CRI Komenti juaj Printoni

Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore (NASA) e SHBA-së nisi të mërkurën (12 shtator) testimin e një mbrojtëse të re nga nxehtësia në formë ombrelle, duke sjellë shpresë të re për dërgimin e njeriut në Mars.

Teknologjia e re ADEPT shërben si një ombrellë e palosur brenda raketave më të vogla. Hapja e saj në hapësirë është për të mbrojtur ngarkesat kur futen në atmosferën e një planeti. Forma e lejon atë të mbrojë zona më të mëdha sesa mburojat aktuale të nxehtësisë.

Mburoja e nxehtësisë mund të përdoret për eksplorimet nga njeriu në planetin e kuq ose mundësinë e dërgimit të njeriut në Mars.

NASA planifikon të dërgojë një helikopter në Mars në vitin 2020, ndërsa deri në vitin 2033 planifikon të dërgojë njerëz. Helikopteri do të merret me skanimin e territoreve dhe do të kërkojë nëse ka shenja jete në Mars. Gjithashtu, helikopteri i ri do të ofrojë teknologji për të ndihmuar astronautët të mbijetojnë atje. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore