Video/  Guizhou, vendi i bukur me aromë dehëse

2018-07-29 20:39:21 CRI Komenti juaj Printoni

Guizhou ndodhet në brendësi të Kinës jugperëndimore, në kufi me Chongqing, Sichuan, Hunan, Yunnan dhe Guangxi. Guizhou zë një hapësirë prej 176 000 kilometra katrorë, ku jetojnë rreth 35 milionë banorë, ndër të cilët 36.1 për qind i përkasin pakicave të ndryshme kombëtare. Guizhou është një qendër e transportit për jugperëndimin e Kinës, një qendër e rëndësishme për florën dhe faunën në mbarë vendin dhe një nga katër rajonet prodhuese të mjeksisë bimore kineze në vend. Destinacionet turistike malore me famë botërore dhe provincat malore të lumit Guizhou ndodhen në rrjedhën e sipërme të lumit Yangtze dhe të lumit Zhu Jiang. Zonat malore dhe kodrinore zënë 92.5 për qind të provincës.

Fshati i Çajit, Jinhua, i njohur edhe si Fshati i 7 Ngjyrave", ndodhet pranë qytetit Zunyi të provincës Guizhou në jugperëndim të Kinës. Fshati është i njohur për kultivimin e çajit dhe zhvillimin e turizmit të çajit, pasi ai ka klimën më të favorshme për shndërrimin e çajit në një industri më vete. Çaji jeshil është lloji më i prodhuar në këtë zonë dhe banorët e Fshatit të "7 Ngjyrave" kanë shpikur një metodë të re bashkëpunimi e cila i bën të gjithë fshatarët bashkëpronar të industrisë së çajit këtu në Qicaibuluo. Ata kanë krijuar një firmë që merret me kultivimin, përpunimin, rritjen, administrimin e çajit etj, kështu që 100% e banorëve kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të kësaj nisme, për ta çuar turizmin e çajit në nivelet më të larta të mundshme si dhe për të patur një mirëqenie më të mirë për secilin banor.

Chishui është një qytet me rreth 300 000 banorë dhe ndodhet në veriperëndim të provincës Guizhou, në pjesën jugperëndimore të Kinës. Chishui është një nga qytetet më të bukura të zonës dhe më piktoreske të biodiversitetit natyror. I shtrirë pranë lumit Chishui, degë e lumit Jance, qyteti me po të njëjtin emër, njihet për një numër të madh zonash turistike e shumëllojshmëri pakicash kombëtare ku vihet re jo vetëm respekti ndaj zakoneve e traditave vendase por gjithashtu edhe kujdesi ndaj natyrës dhe mirëmbajtjes së mjedisit. Chishui bën pjesë në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s. Shkëmbinjtë e kuq dhe format e tyre tejet unike, mund të gjenden në disa vende të ndryshme të Chishui-së dhe njihen me emrin "Kina Danxia". Jugu dhe perëndimi i këtyre monumenteve kulturore e natyrore janë një pasuri e çmuar e Kinës.

Sidonggou është një ndër zonat turistike më të njohura të Chishui-së. Sidonggou do të thotë "Katër Zonat e Ujëvarave", pasi në të ndodhen katër shpella dhe ujëvara të madhësive të ndryshme. Ujëvara e parë është më e ulëta, ndërsa e katërta është ujëvara më e lartë dhe më mbresëlënëse. Të shëtisësh përgjatë këtij pylli, nën qetësinë dhe magjinë e luginës të mbuluar me pemë bambuj-e të dendura e të gjata, shoqëruar nga tingujt e paqtë të natyrës, është një eksperiencë që nuk duhet humbur kurrsesi.」

Qyteza Maotai ndodhet pranë qytetit të Renhuia-së të provincës Guizhou të Kinës jugperëndimore, nga ku ka marrë edhe emrin e ashtuquajtura "pija e elitës", "Maotai". Rakia "Maotai", pija alkoolike më e famshme në Kinë por edhe në botë, prodhohet pikërisht në këtë qytezë. Rakia kineze "Maotai" edhe se historikisht ka qenë pija e preferuar e liderëve dhe e zyrtarëve të vendit, në ditët e sotme ajo gjendet kudo e mund të pihet nga kushdo. Rakia "Maotai" prodhohet vetëm nga uji i lumit Chishui dhe drithërat që rriten përgjatë tij. Lumi Chishui, në kinezisht do të thotë lumi i kuq, por që "Maotai" të prodhohet kërkon ujë të kthjellët të lumit, i cili nga i turbullt që është gjatë muajve mars-shtator, qartësohet në pjesën tjetër të vitit. Veç fabrikave, vendasit e prodhojnë pijen në shtëpitë e tyre, me mënyra e mjete të vjetra tradicionale, po njësoj siç ajo është prodhuar ndër vite nga gjyshërit e stërgjyshërit e tyre. Kinezët e duan rakinë në përgjithësi, jo thjesht si pije, për t'jua ofruar miqve apo për ta konsumuar vetë atë në raste festash e gëzimesh, por ata e duan atë pasi vlerësojnë filozofinë e "Maotai"-it.

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore, kujdesi ndaj mjedisit dhe vlerësimi ndaj traditave kombëtare janë prioritet i vendit dhe këtë e pamë sot në fshatin Tianjiagou pranë qytetit Zunyi të provincës Guizhou të Kinës jugperëndimore. Fshati është ndërtuar sipas standardeve më të reja e cilësore, që nga rrjeti i ujësjellës-kanalizime, deri në restaurimin e ndërtesave të vjetra etj. Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ishte për inspektim në këtë fshat të ri ku u shpreh se: "Edhe fshatarët mund të jetojnë si qytetarët. E rëndësishme është të ruhet arkitektura, ndërtesat e vjetra të mos prishen, por ato të restaurohen e mirëmbahen."

Mrekulli
Lajmet Kryesore