Video/ Ëndrra fillon nga "jugu i reve të shumëngjyrshme"

2018-07-26 18:21:28 CRI Komenti juaj Printoni

Yunnan është një provincë në pjesën jug-perëndimore të Kinës. Në kinezisht Yunan do të thotë "në jug të reve me ngjyra". Lumi Jance buron nga rafshnalta Qinghai në Tibet dhe hyn në Yunnan.

Kunming është kryeqendra e provincës Yunnan, e themeluar nga dinastia Han, qëndron 2000 metra mbi nivelin e detit dhe njihet gjithashtu si qyteti i pranverës së përjetshme. Kunming është gjithashtu tregu më i madh i luleve në Azi.

Lijiang, një qytezë e vogël në provincën Yunnan, është e famshme për peizazhe të bukura, Banorët vendas merren kryesisht me veprimtari artizanale, me përpunimin e sendeve të bakrit, argjendit, lëkurës, tekstileve etj. Qyteti i vjetër i Lijiang-ut, me një arkitekturë të lashtë, rrugica me kalldrëm, ndërtesa të vjetra e dyqane artizanale, njerëz të qeshur, punëtorë e mikpritës, me ajër të pastër e shumëllojshmëri ushqimesh, duket si një pikturë dhe fton këdo që ta vizitojë atë, kulturën, energjinë dhe tradicionalen që gjenden në mënyrë të përsosur në qytetin e Lijiang-ut. Turizmi është burimi kryesor i të ardhurave të kësaj zone.

Qyteza e Daulles së Gurit, Shiguzhen, shtrihet pranë lumit Jinshajing, ku ndodhet edhe kthesa e parë e madhe e lumit Jance. Kjo qytezë ofron një peisazh magjepsës i cili duket qartë në pamjet e marra direkt nga aktiviteti. Provinca Yunnan është e njohur për një numër të madh kombësish. Banorët e kombësisë Naxi përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë në këtë zonë dhe në të gjithë provincën. Ata na pritën sot me këngë e valle tradicionale dhe ndërsa ndanë me ne vlerat e tyre historiko-kulturore, traditat me të rëndësishme të qytezës e provincës në tërësi, kostumografinë e mënyrën e jetesës së tyre, ata treguan gjithashtu për marrëdhënien e tyre me natyrën, kujdesin ndaj saj dhe rëndësinë e mbrojtjes ekologjike në përgjithësi e lumit në veçanti.

Ludie është një fshat në një zonë të thellë pranë Malit me Dëborë të Dragoit të Xhadës (Jade Dragon Snow Mountain) në provincën Yunnan. Shtimi i të ardhurave është ndihma më e madhe për fshatarët që të dalin nga varfëria. 80% e fshatit është i pyllëzuar, ndërsa kohët e fundit është zhvilluar industria e mbjelljes dhe kultivimit të barnave, pasi në këtë zonë rriten disa barna mjekësore shumë të rralla. Fshatarët që i kultivojnë ato, thonë se 60 mijë mu barna në vit arrijnë një vlerë prej 300 milionë juanë. Terapitë mjekësore me barna popullore janë kulturë tepër e vyer në mjekësinë tradicionale kineze.

Mrekulli
Lajmet Kryesore