Video/  Kanë, kinematografia kineze paraqet veprat e saj

2018-05-14 16:38:33 CRI Komenti juaj Printoni

Kinematografia kineze është paraqitur fundjavën e kaluar në Festivalin e Filmit të Kanës në Francë.

Filmi i regjisorit Jia Zhangke, "Hiri është e bardha më e pastër", ka pasur premierën e vet në këtë festival.

Ai është një nga 15 filmat kandidatë për "Palmën e artë" të këtij viti.

Në Festivalin Kinez të Filmit në Francë, i cili përkon me Festivalin e Kanës, janë shfaqur nëntë filma të rinj kinezë.

Kreu i Qendrës Kulturore të Kinës në Paris Yan Zhenquan shprehet:

"Mediet botërore të filmit vijnë të gjitha në Kanë gjatë kësaj periudhe, kështu që konferenca jonë e shtypit me siguri do të tërheqë vëmendjen e tyre. Nga një gjë e tillë do të përfitojë promovimi dhe zhvillimi i Festivalit Kinez të Filmit në Francë".

Edicioni i këtij viti i Festivalit të Filmit të Kanës do të përfundojë të shtunën. (Artani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore