Reforma dhe Hapja, "sekreti i hapur" i Kinës në realizimin e zhvillimit më të madh

2018-05-18 16:48:10 CRI Komenti juaj Printoni
Në dhjetor të vitit 1978, në plenumin e tretë të Komitetit Qendror të 11-të të PKK-së u vendos që të zbatohet në Kinë politika e Reformës dhe e Hapjes. Kina, si një vend i lashtë me histori prej mbi 5000 vjetësh, do të hapte dyert ndaj botës së jashtme.

Në tetor të vitit 2013, në plenumin e tretë të Komitetit Qendror të 18-të të PKK-së u vendos që të thellohet reforma në mënyrë të gjithanshme. Gjatë mbi 1000 ditëve që atëherë, Xi Jinping ka drejtuar 39 mbledhje të Grupit Qendror Drejtues për Thellimin e Reformës të KQ të PKK-së, duke paraqitur mbi 1500 masa të fokusuara dhe duke zbatuar reformën në fushat ekonomike, politike, kulturore, shoqërore, ekologjike dhe zhvillimit të Partisë, duke kryer kështu një sërë ndryshimesh dhe revolucionesh të thella dhe historike.

Në mars të vitit 2018, Grupi Qendror Drejtues për Thellimin e Reformës u ngrit në nivel komiteti.

Përballë zhvillimit të shpejtë të ekonomisë globale dhe konkurrencës së ashpër të fuqisë së gjithanshme kombëtare, Xi Jinping-u ka thënë në një intervistë në Sochi për një medie ruse se Kina duhet të kapë rastin për të realizuar një zhvillim më të madh, duke u mbështetur në mënyrë themelore te Reforma dhe Hapja.

Sipas liderit më të lartë të Kinës, ky vend i madh me një popullsi prej mbi 1 miliardë e 300 milionë banorësh që kërkon të realizojë modernizmin, nuk ka shembull në histori nga mund të mësojë. Kina duhet të hapë dhe të ndjekë rrugën e vet, "të kalojë lumin duke prekur gurët" siç thotë një fjalë e urtë kineze, të vazhdojë të thellojë Reformën dhe Hapjen, të vazhdojë të eksplorojë dhe të vazhdojë të përparojë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore