Kompania "Huawei"

2017-12-19 14:12:23 CRI Komenti juaj Printoni

"Huawei Technologies Co., Ltd." ("Huawei") është një kompani private që prodhon dhe shet pajisje telekomunikacioni. Kompania "Huawei" u themelua dhe u regjistrua në vitin 1987 dhe zyra qendrore e saj është në Shenzhen të Kinës.

"Huawei" është një kompani lider në botë në fushën e teknologjisë së telekomunikacionit. Ajo ka një zhvillim të qëndrueshëm, inovacion të vazhdueshëm dhe qëndrim të hapur bashkëpunues. Kompania u ofron klientëve të saj zgjidhje, produkte dhe shërbime të mira telekomunikacioni, duke synuar për një botë më të ndërlidhur.

Dega e "Huawei"-t në Shqipëri u krijua në vitin 2007 dhe zhvillon biznesin e saj në tregun shqiptar. Me produkte cilësore, mbështetje teknologjike dhe shërbime të mira pas shitjesh, "Huawei" është bërë një nga furnizuesit kryesorë të pajisjeve të telekomunikacionit në Shqipëri. Aktualisht, "Huawei" ka bashkëpunim me tre operatorët më të mëdhenj në Shqipëri ("Vodafon", "Deutsche Telekom" dhe "Albtelecom"), drejtoritë arsimore vendore dhe kompanitë elektrike, duke ofruar shërbime me cilësi të mirë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore