Kompania "Hilong"

2017-12-19 14:11:48 CRI Komenti juaj Printoni

Grupi i Kompanive "Hilong" është një grup i madh, i specializuar në industrinë e naftës dhe gazit. Grupi, me qendër në Shangai, aktualisht ka më shumë se 40 baza prodhimi dhe degë biznesi. Që nga themelimi në vitin 2002, grupi "Hilong" ka krijuar një zinxhir të plotë e të integruar industrial, që përfshin pajisjet dhe shërbimet lidhur me fushat naftëmbajtëse, teknologjitë dhe shërbimet për naftësjellësit dhe gazsjellësit, inxhinierinë e naftës detare, studimet profesionale etj.

Në vitin 2014, "Hilong" nënshkroi kontratën për shërbimet në projektin e shpim-kërkimit në Berat të Shqipërisë, duke shpresuar të hyjë në tregun europian të shërbimeve të fushave naftëmbajtëse nëpërmjet tregut shqiptar. Nëse zbulohen rezerva nafte në këtë zonë, kjo do të ndikojë pozitivisht në industrinë e naftës dhe të gazit në Shqipëri dhe do të nxitë zhvillimin e burimeve të vendit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore