Kompania "Geo-Jade"

2017-12-19 14:11:22 CRI Komenti juaj Printoni

"Geo-Jade Petroleum Corporation"("Geo-Jade") , që më parë është quajtur "Hainan Zhenghe Group Co., Ltd." , është themeluar në gushtin e vitit 1984. Fusha kryesore e biznesit të kompanisë ka kaluar nga pasuritë e patundshme dhe shërbimet me qira e tregtia në kërkimin dhe prodhimin e naftës. Për këtë arsye, kompania "Geo-Jade" ka hyrë intensivisht në sektorin e naftës dhe të gazit, duke kryer transformimin strategjik nëpërmjet blerjes së aseteve të naftës dhe të gazit jashtë vendit. Kompania "Geo-Jade" është e specializuar në zbulimin dhe nxjerrjen e naftës e të gazit natyror, dhe ka përparësi të dukshme profesionale në studimin teknologjik, menaxhim dhe rrjetin e biznesit.

Fusha naftëmbajtëse Patos-Marinzë është një ndër vendburimet më të pasura në Europën Lindore, e zbuluar në vitin 1957. Nga kjo kohë deri në vitet 1998-1999 ajo është shfrytëzuar nga kompanitë shqiptare. Në vitin 2004, e drejta e shfrytëzimit të kësaj fushe naftëmbajtëse u ble nga kompania kanadeze "Bankers Petrolium". Më pas, në muajin shtator të vitit 2016, kompania kineze "Geo-Jade" bleu 100 % të aksioneve të kompanisë "Bankers", duke filluar investimet në këtë fushë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore