Lidhni rripat e sigurimit dhe "Ejani" me ne!

2017-07-21 15:54:08 CRI Komenti juaj Printoni

 

Revista "Ejani" ju fton të vini në një udhëtim të mrekullueshëm në botën e informacionit e të zbavitjes, me larminë e materialeve të saj nga psikologjia, moda, televizioni, turizmi e shumë fusha të tjera, të ilustruara nga magjia e fotografisë. Në të do të gjeni gjithçka nga ajo që kërkoni në një revistë bashkëkohore, si nga pamja e jashtme e dizajni, ashtu edhe përmbajtja e pasur.

(Klikoni foto për revistën e plotë)

Njeriu që qëndron pas "të famshmit" është gjithmonë intrigues, ndaj dhe ne vëzhguam gjatë punës përgatitore për "The Voice" dhe i morëm një intervistë moderatorit të njohur Ledion Liço. E meqë jemi në stinën e verës me dasmat e saj, protagonist i këtij numri të revistës është edhe Armand Peza i "Geraldina Sposa"-s, me elegancën e tij dhe këshillat për ta organizuar sa më bukur atë që për shumë prej nesh është ngjarja më e bukur e jetës. Do të njiheni edhe me dhjetë bukuroshet shqiptaret, për të cilat koha ka ndalur në vend. Personazhe të revistës do të jenë edhe dy këngëtaret e talentuara Besa Kokëdhima e Rona Nishliu, me rrëfimet e tyre për karrierën dhe projektet e ardhshme. "Ejani në teatër!" kjo është thirrja e aktores Adelina Muça. E meqë jemi te arti dhe e bukura, balerina plot sharm Isida Mollaymeri vjen në faqet e revistës me copëza nga jeta dhe sekretet e saj të bukurisë. Këshilla për makeup- in dhe bukurinë do të japë edhe grimiorja e njohur Lili Ismaili. Ndërkohë stilistja Mimi Memiaj tregon për VIP-at që vishen mirë dhe ata që vishen ... keq. E meqë jemi te veshja, futbollistët janë të njohur për elegancën e tyre, por edhe për pasurinë. Njihuni në "Ejani" me futbollistët shqiptarë më të kamur e të mirëpaguar. Le të bëjmë një pauzë të shkurtër, duke pirë koktejin e ofruar nga Evi&Kristian, para se të shkojmë nëpër botë, për t'u njohur me dy divat e "Hollywood"-it, Elizabeth Taylor dhe Julia Roberts. Le të kthehemi më Shqipëri e të njihemi me Rehovën e Kolonjës dhe me Muzeun e Artit Mesjetar në Shqipëri, për të shkuar më pas përsëri larg, një një vend të madh e të mahnitshëm siç është Kina. Do të njiheni me elemente të mjekësisë tradicionale kineze e të kuzhinës kineze, dhe do të vizitoni nëpërmjet faqeve të revistës provincën "pikante" Sichuan, me kuzhinën e saj djegëse, por që njëkohësisht është edhe vendlindja e një kafshe aq të këndshme e ekzotike si panda.

A jeni gati për të filluar këtë udhëtim të jashtëzakonshëm me "Ejani"?

Mrekulli
Lajmet Kryesore