10 pyetje për të cilat ShBA-ja duhet t'i japë përgjigje botës

2020-05-01 14:33:01 CRI Komenti juaj Printoni

Që nga 20 janari, kur ShBA-ja raportoi pacientin e parë me koronavirus, e deri tani kanë kaluar 100 ditë. Numri i të prekurve në ShBA ka arritur në mbi 1 milion, duke u bërë vendi me numrin më të madh të të infektuarve dhe të vdekjeve në botë. Por politikanët amerikanë nuk merren me punën e luftës kundër COVID-19, por me përbaltjen ndaj Kinës dhe sulmin ndaj OBSh-së. Në fakt kjo jo vetëm nuk mund ta kalojë përgjegjësinë e tyre te të tjerët, por zbulon më tej dyshimet ndaj ShBA-së për sa i përket parandalimit dhe kontrollit të epidemisë. Lidhur me këtë ka dhjetë pyetje për të cilat qeveria amerikane është e detyruar t'i japë përgjigje botës.

1. Në lidhje me eksperimentin e modifikimit të virusit të gripit të shpendëve vitin e kaluar, pse ShBA-ja nuk njofton më përditësime?

Gazeta "Sience" raportoi në shkurt 2019 se autoritetet amerikane kanë miratuar në heshtje eksperimentin e modifikimit të virusit të gripit të shpendëve. Hulumtimi, që synon ta bëjë virusin H5N1 më të aftë për infektimin e gjitarëve, ishte i diskutueshëm dhe konsiderohej jashtëzakonisht i rrezikshëm. Disa ekspertë besojnë se modifikimi mund të rrisë rrezikun e transmetimit të virusit nga njeriu te njeriu.

Pyetja është se pse qeveria amerikane vendosi ta rinisë eksperimentin katër vjet pasi e ndali dhe pse nuk ka më përditësime lidhur me të.

2. Instituti i Kërkimeve Mjekësore për Sëmundjet Infektive i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (USAMRIID) ishte mbyllur më parë. Cila është e vërteta mbi këtë?

Revista "Global Biodefence" raportoi në prill që USAMRIID, institucioni dhe objekti kryesor i ushtrisë amerikane për kërkime biologjike, me seli në Fort-Detrik të shtetit të Merilandit, ka rifilluar funksionimin e plotë. Institucioni ishte urdhëruar të ndalonte studimin e agjentëve dhe toksinave të përzgjedhura biologjike (BSAT) korrikun e kaluar. Në mars, në uebsajtin e Shtëpisë së Bardhë pati një peticion që kërkonte sqarimin e mbylljes së USAMRIID. Duke pasur parasysh që këto çështje janë bërë një shqetësim parësor i publikut, cili është reagimi i qeverisë amerikane?

3. Departamenti i Shëndetësisë dhe i Shërbimeve Njerëzore i ShBA-së zhvilloi një skenar vitin e kaluar që ishte i ngjashëm me shpërthimin e COVID-19. A është kjo thjesht një rastësi?

Në mars, "New York Times" citoi një raport të marrë nga qeveria amerikane, sipas të cilit nga janari deri në gusht 2019, Departamenti i Shëndetësisë dhe i Shërbimeve Njerëzore vuri në jetë një skenar të quajtur "Infektimi 'Crimson'", që simuloi infektimin e trilluar të një grupi turistësh që po bënin vizitë në Kinë. Ata më pas u infektuan dhe fluturuan në vende të ndryshme, përfshirë ShBA-në.

Tetorin e kaluar, disa organizata amerikane zhvilluan një stërvitje pandemie të nivelit të lartë, të quajtur "Ngjarja 201". Stërvitja simuloi një skenar në të cilin një virus i trilluar i quajtur CAPS, i cili shkaktonte simptoma më të rënda sesa SARS-i dhe transmetohej përmes rrugëve të frymëmarrjes si gripi i zakonshëm, shkaktoi një pandemi. Ashtu si për COVID-19, nuk kishte vaksinë për CAPS-in.

Duke pasur parasysh faktin se virusi i simuluar ngjan shumë me atë të COVID-19, a është kjo thjesht një rastësi? Një pyetje tjetër është që pse ShBA-ja nuk mori masa të mjaftueshme parandaluese në fazat e hershme të shpërthimit të koronavirusit, pasi kishte parashikuar një pandemi të ngjashme?

4. Zyrtarët amerikanë të zbulimit paralajmëruan për krizë koronavirusi qysh në nëntorin e kaluar. Pse paralajmërimi u injorua?

Në prill, sipas Korporatës Amerikane të Transmetimeve (ABC), u tha se qysh në fund të nëntorit 2019, zyrtarët amerikanë të zbulimit kishin paralajmëruar Agjencinë e Zbulimit të Mbrojtjes, Pentagonin dhe Shtëpinë e Bardhë se një sëmundje infektive po përhapej në Wuhan të Kinës.

Në nëntorin e kaluar, Qendra Kombëtare e Zbulimit Mjekësor e ShBA-së (NCMI) nxori një raport që detajonte pandeminë e koronavirusit, e cila u identifikua më vonë si "COVID-19". Disa analistë besonin se shpërthimi në Wuhan mund të kthehej në një ngjarje katastrofike. Sipas "Washington Post"-it, në më shumë se dy muaj nga janari deri në shkurt, Trump-i mori paralajmërime intensive nga agjencitë amerikane të zbulimit në lidhje me koronavirusin. Pse qeveria amerikane e shpalli emergjencë kombëtare vetëm më 13 mars?

5. Ndër vdekjet e raportuara nga gripi në ShBA, a mund të sqarojë ShBA-ja se sa raste janë nga COVID-19?

6. Kur u shfaq për herë të parë koronavirusi i ri në ShBA? A filloi transmetimi i tij në lagje më shpejt sesa u raportua?

Një raport i fundit të prillit nga autoritetet vendore të shëndetësisë tregon që një grua 57-vjeçare nga konteja e Santa-Klarës të Kalifornisë vdiq nga COVID-19 më 6 shkurt, rreth 20 ditë më parë sesa data kur ShBA-ja njoftoi vdekjen e parë nga virusi.

Kur u shfaq për herë të parë koronavirusi i ri në ShBA? A filloi transmetimi i tij në lagje më shpejt sesa u raportua?

7. Si i siguroi ShBA-ja shtamet e virusit kaq shpejt për të filluar testimin e parë njerëzor të një vaksine kundër COVID-19?

"Wall Street Journal" raportoi më 16 mars se testimi i parë njerëzor i vaksinës eksperimentale të "Moderna Inc." kundër COVID-19 kishte filluar tashmë. Ekspertët menjëherë shprehën dyshime në lidhje me shpejtësinë e prodhimit të vaksinës, duke thënë se kjo do të ishte e mundur, vetëm nëse ShBA-ja do t'i kishte marrë shtamet e virusit para shumë kohe. Pra, si e filloi ShBA-ja testimin e parë njerëzor të vaksinës kaq shpejt? Kur dhe si i mori shtamet e virusit?

8. Pse qeveria amerikane vazhdoi të minimizojë pandeminë, ndërsa zyrtarët e saj shitën me nxitim aksionet e veta?

9.Pse nuk lejohen ekspertët amerikanë të diskutojnë COVID-19 në publik?

"New York Times" raportoi se Shtëpia e Bardhë filloi forcimin e kontrollit për të gjitha mesazhet lidhur me koronavirusin nga zyrtarët e shëndetësisë më 27 shkurt, pasi zëvendëspresidenti Mike Pence filloi të drejtojë përpjekjet e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë së vendit.

Disa shkencëtarëve dhe zyrtarëve qeveritarë të shëndetësisë, duke përfshirë ekspertin kryesor të ShBA-së për sëmundjet infektive Anthony S. Fauci, u është kërkuar të bëjnë deklarata ose paraqitje publike në lidhje me COVID-19 vetëm pas konsultimit me zyrën e zëvendëspresidentit të ShBA-së.

Pse Shtetet e Bashkuara, të cilat predikojnë fjalën e lirë, nuk i lejojnë ekspertët dhe studiuesit të diskutojnë mbi koronavirusin e ri në publik? A do ShBA-ja të fshehë diçka apo ka frikë nga diçka?

10. Çfarë kërkimesh janë duke u zhvilluar në laboratorët biologjikë jashtë ShBA-së? Pse ShBA-ja i mban ato të fshehta?

Natalia Poklonskaya, nënkryetare e komisionit për punët e jashtme të Dumës Shtetërore të Rusisë, ka propozuar verifikimin e ligjshmërisë së laboratorëve biologjikë amerikanë në të gjithë botën, sipas agjencisë së lajmeve "Sputnik".

Jo shumë kohë më parë, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse shprehu shqetësimin për krijimin e një laboratori biologjik në vendet nga ish-Bashkimit Sovjetik.

Grigory Trofimchuk, një ekspert rus në fushën e punëve të brendshme e të jashtme dhe mbrojtjes kombëtare, tha se puna e këtyre laboratorëve biologjikë nuk iu zbulua kurrë botës së jashtme, dhe se ato kishin shkaktuar disa probleme, me shpërthime të sëmundjeve infektive të rrezikshme si fruthi në vendndodhjen e laboratorëve.

Çfarë hulumtimi është duke u bërë në këta laboratorë biologjikë? Pse ShBA-ja hesht në lidhje me funksionin, përdorimin dhe sigurinë e tyre?

Mrekulli
Lajmet Kryesore