CMG-ja: Pompeo duhet të ndalë hapat e ambicies së tij

2020-04-06 14:39:31 CRI Komenti juaj Printoni

"A ka pasur ndonjëherë një sekretar më të keq amerikan shteti në situatë emergjence? Qysh nga Lufta e Dytë Botërore, është e pamundur të mendosh ndonjë sekretar shteti më pak efikas se ai. Paraqitja e tij gjatë epidemisë do ta bëjë atë një nga sekretarët më të këqinj të shtetit në histori."

Ditët e fundit, gazeta "Washington Post" botoi një koment, ku dënon dhe shpotit sekretarin e tanishëm amerikan të Shtetit Mike Pompeo. Në një koment të saj, CMG-jaështë e mendimit se, me performancën e vet gjatë epidemisë, Pompeo e meriton të quhet "Një nga më të këqinjtë në histori".

Nën mburrjen e Pompeos për "gënjeshtrat, mashtrimin dhe vjedhjen", diplomacia amerikane po devijon gjithnjë e më shumë. Marrëdhëniet me fuqitë e mëdha, si Kina dhe Rusia, po përkeqësohen, përçarjet me aleatët perëndimorë vazhdojnë të intensifikohen, dhe Amerika po shkon gjithnjë e më larg në rrugën e unilateralizmit. Krahasuar me ngatërrimet e sjella me diplomacinë, taktikat e afta të Pompeos për lajka dhe spekulime politike shpesh kanë shkaktuar ngacmime nga njerëzit. Siç kanë theksuar shumë analistë, Pompeo, ndërsa hedh të njëjtët hapa me krerët amerikanë, vazhdimisht flet ashpër për Kinën, me qëllim për të grumbulluar kapital politik për realizimin e ambicies "për të marrë fronin presidencial".

Pas shpërthimit të epidemisë, Pompeo ndoshta mendon se i ka ardhur mundësia, dhe po sulmon e përbalt gjithnjë e më shumë Kinën, duke u përpjekur të përfitojë nga vështirësitë e të tjerëve. Nga thirrja e përsëritur publikisht e virusit si "virusi i Wuhan-it", tek shpifjet për Partinë Komuniste të Kinës në pushtet dhe sistemin politik kinez si një "kërcënim i kohërave", dhe pastaj përpjekja për ta përfshirë emërtimin "virusi i Wuhan-it" në deklaratën e Takimit të Ministrave të Jashtëm të G7-s, veprimet e Pompeos i kanë bërë njerëzit ta shohin qartë se për të situata epidemike nuk është një ngjarje e dhimbshme, por një mjet për interesa vetjake politike.

Në komentin e saj, CMG-ja shprehet që, në fakt, objekt i sulmit të Pompeos nuk është vetëm Kina, por ai ka akuzuar disa herë edhe Rusinë, Iranin etj. se kanë përhapur qëllimisht "lajme të rreme" mbi punën e qeverisë amerikane në përballimin e epidemisë. Por siç theksohet në një koment në "Washington Post"-it, kur 80 milionë iranianë po përballen me vështirësi për marrjen e ndihmës humanitare, Pompeo dhe politikanë të tjerë nuk pranuan thirrjen e vendeve të tjera perëndimore, duke përfshirë edhe të Britanisë, për t'i lehtësuar sanksionet, por e konsideron epideminë si një mjet për "shtypje ekstreme". Kjo mund të çojë në vdekjen e një numri të madh njerëzish të pafajshëm dhe humanitarizmi i reklamuar nga Shtetet e Bashkuara do të humbë më shumë përkrahjen e njerëzve.

Tani në mbarë botën ka gjithsej mbi 1 milion e 130 mijë raste të infektimit. Si epiqendra e re e epidemisë, numri i të infektuarve në ShBA i ka kaluar 320 mijët. Për qeverinë amerikane, tani nuk duhet të ketë asgjë tjetër më të rëndësishme sesa frenimi i përhapjes së epidemisë dhe pakësimi sa më shumë që që jetë e mundur i numrit të vdekjeve. Qindra ish-zyrtarë të lartë dhe ekspertë amerikanë botuan ditët e fundit një letër publike me titull "Të shpëtohen jetët në ShBA, Kinë dhe në mbarë botën", duke bërë thirrje për bashkëpunim midis ShBA-së dhe Kinës në përballimin e epidemisë. CMG-ja komenton se në një gjendje të tillë, çdo politikan i arsyeshëm dhe i përgjegjshëm duhet të kërkojë më shumë ndihmë ndërkombëtare për vendin dhe popullin, duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar kundër epidemisë. Por Pompeo nuk i ka ndaluar përpjekjet e tij, duke prodhuar vazhdimisht gënjeshtra dhe duke përbaltur Kinën për interesat e tij politike, në kurriz të interesave të qytetarëve të vendit të vet, duke e konsideruar jetën e tyre si lodër dhe duke u bërë pengesë e bashkëpunimit ndërkombëtar kundër epidemisë.

CMG-ja thekson në komentin e saj se, duke përballuar vlerësimin si një nga sekretarët më të këqinj amerikanë të shtetit, Pompeo duhet të ndalë hapat e tij! Njerëzit e kanë vënë se kauza që ai ka më shumë për zemër është që t'i sjellë ShBA-së sa më shumë fatkeqësi dhe turp.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore