Vëmendja për interesat e njëri-tjetrit, kyçi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare Kinë-ShBA

2019-05-13 09:58:23 CRI Komenti juaj Printoni

 

Raundi i 11-të i konsultimeve ekonomike dhe tregtare të nivelit të lartë Kinë-ShBA përfundoi të premten në Uashington. Anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, zv.kryeministri dhe drejtuesi i palës kineze në Dialogun e Gjithanshëm Ekonomik Kinë-ShBA Liu He tha në një intervistë pas konsultimeve se dy palët kanë zhvilluar komunikim dhe bashkëpunim të mirë.

Ai theksoi se konsultimet nuk janë prishur, por ky është një zigzag i vogël gjatë procesit të negociatave dypalëshe, duke shtuar se këto janë gjëra të pashmangshme dhe se Kina në përgjithësi është optimiste për të ardhmen e konsultimeve. Thuhet se ekipet ekonomike të të dyja palëve do të takohen në Pekin, për të vijuar komunikimin dhe nxitur konsultimet.

Ky rezultat nuk duhet të na habisë, sepse prej shkurtit të vitit të kaluar, Kina dhe ShBA-ja kanë zhvilluar 11 raunde konsultimesh ekonomiko- tregtare. Megjithëse është bërë përparim i rëndësishëm, konsultimi ka patur disa zigzage dhe "bisedim e kundërshtim" është bërë një normalitet në mosmarrëveshjet tregtare Kinë-ShBA.

Për konsultimet ekonomike dhe tregtare Kinë-ShBA, Kina ka interesat e veta thelbësore dhe nuk mund të bëjë kompromis me to. E para, duhet të anulohen të gjitha tarifat shtesë, në mënyrë që tregtia dypalëshe të hyjë në binarin e drejtë. Tarifat në fakt janë pikënisja e fërkimeve tregtare mes dy vendeve. Nëse arrihet një marrëveshje, tarifat normalisht duhet të anulohen. Sot në një kohë, kur zinxhiri industrial është globalizuar, shtimi i tarifave do të dëmtojë në mënyrë të pashmangshme ekonomitë e Kinës dhe ShBA-së, si edhe të gjitha aspektet e zinxhirit industrial.

Duhet të përmendet që edhe pse Kina dhe ShBA-ja kanë mosmarrëveshje për interesat e veta thelbësore, ato përsëri ranë dakord që të vijojnë komunikimin. Kjo tregon se pas zigzageve të shumta, dy palët kuptojnë më qartësisht vijën e kuqe dhe parimet e njëri-tjetrit dhe kanë shprehur vullnetin për të vazhduar konsultimet dhe për të zgjidhur problemet. Bashkëpunimi ekonomik është gur kilometrik dhe motor i marrëdhënieve Kinë-ShBA dhe dy palët kanë marrë shumë përfitime nga ky sektor.

Në të ardhmen, Kina do të vijojë komunikimin me ShBA-në me parimin e sinqeritetit dhe me më shumë përpjekje për të ulur fërkimet, për zgjerimin e konsensusit dhe për nxitjen e konsultimeve. Ky konsultim duhet të respektojë interesat thelbësore të njëri-tjetrit dhe të zhvillohet me parimin e barazisë dhe përfitimeve reciproke. Vetëm kështu, do të kërkohet një model i ri mes Kinës dhe ShBA-së për trajtimin e mosmarrëveshjeve dhe gjetjen e gjuhës së përbashkët. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore