Pse këto vende adoptojnë standardin kinez të largësisë mes shinave

2019-04-24 10:30:50 CRI Komenti juaj Printoni

Largësia mes shinave është një problem shumë delikat politik.

Në Rusi, Mongoli dhe vende të tjera të Bashkimit Sovjetik, largësia mes shinave është 1520 mm, që quhet largësia e gjerë, ose Largësia Ruse.

Në Indi, largësia mes shinave arrin në 1676 mm. Me ndikim të Indisë, edhe në të vetmen hekurudhë të Nepalit përdoret sandardi indian.

Si vend i madh i hekurudhës, Kina përdor standardin ndërkombëtar të largësisë mes shinave, d.m.th., 1435 mm. Kështu treni nga Pekini përmes Ulan-Batorit për në Moskë, duhet të ndryshojë rrotat para hyrjes në Mongoli, për t'u përshtatur me Largësinë Ruse.

Për ndryshimin e rrotave, duhen shumë kohë dhe energji, por unifikimi i largësisë me shinave ka të bëjë me qëndrimin serioz politik. Në kohën e ngritjes së nacionalizmit, unifikimi me siguri do të ngjallë shumë mosmarrëveshje.

Pak kohë më parë, ministri i Infrastrukturës dhe i Transportit i Nepalit Raghubir Mahaseth deklaroi se hekurudhat e reja të Nepalit do të përdorë standardin kinez të largësisë mes shinave, sepse ky standard është me kosto të ulët dhe pranohet nga shumë vende.

Nepali planifikon se në hekurudhën e ardhshme të lidhur me Kinën si dhe në linjën që përshkon vendin nga Lindja në Perëndimi, do të adoptohet standardin kinez të largësisë mes shinave.

Kjo do të thotë se në të ardhmen trenat kinez s'kanë nevojë të ndryshojnë rrota dhe mund të hyjnë drejtpërdrejt në Nepalin dhe kështu lidhjet midis dy vendeve do të jenë pa tjetër më të ngushta.

Kjo e shqetëson shumë Indinë. Sipas analizave të mediave të huaja, me t'u unifikuar largësia mes shinave të Kinës dhe të Nepalit, hekurudhat midis dy vendeve do të lidhen pa pengesë dhe në këtë mënyrë, ekonomia nepaleze do të ketë ndryshimin rrënjësor. Në syrin e indianëve, kjo do të jetë humbja e Indisë, e cila e ka konsideruar Nepalin si sferën e ndikimit të vet. Për largësinë mes shinave, India i ka ushtruar Nepalit presionin e madh dhe i kërkon të mos adoptojë standardin kinez, por të vazhdojë të zbatojë largësinë indiane mes shinave.

Kjo kërkesë e Indisë u refuzua nga Nepali. Ministri nepal Mahaseth shprehu qëndrimin e vendosur dhe e pyeti Indinë: Pse nuk përdor standardin ndërombëtar edhe India?

Sigurisht, nepalezët nuk harrojnë bllokimin tregtar nga India prej 5 muajsh ndaj Nepalit në vitin 2015, si pasojë e mosmarrëveshjeve midis kombësive. Kjo shkaktoi mungesën e gjithanshme të materialeve në mbarë vendin dhe shumë automjete parkuan buzë rrugës për shkak të mungesës së karburanit.

Më në fund, Nepali i kërkoi ndihmë Kinës. Vargu i kamioneve karburanti nga Kina kapërceu malet Himalaja dhe zbuti shqetësimet e Nepalit.

Pas kësaj përvoje, Nepali mirëpriti shumë ndërtimin e hekurudhës Kinë-Nepal.

II

Unifikimi i largësisë mes shinave me Kinën nuk është zgjedhje vetëm nga Nepali.

Në vitin 2014, pas debateve të ashpra, parlamenti i Mongolisë miratoi se do të adoptojë standardin kinez të largësisë mes shinave në dy linja hekurudhore në zonën kufitare me Kinën.

Në vitin 2016, edhe media ruse njoftoi, "për t'i treguar sinqeritet Pekinit, Moska vendosi të adoptojë standardin kinez të largësisë mes shinave në një linjë hekurudhore në Lindjen e Largët në Rusi."

Kjo do të jetë hera e parë që Rusia pranon standardin kinez të largësisë mes shinave. Marrja e këtij vendimi nuk është një gjë e lehtë, sepse ajo që duket si një problem ekonomik, në fakt është problemi i madh politik.

Gjatë votimit në parlamentin e Mongolisë, 84% të votuesve përkrahën largësinë standarde mes shinave, por kundërshtarët bënë thirrje për ngritjen e vigjilencës ndaj "pushtimit të Kinës". Përballë kësaj situate, presidenti i atëhershëm mongol Elbegdorj u detyrua të shprehte hapur se e ashtuquajtura thënie "shtrimi i hekurudhës sipas standardit kinez do të thotë pushtimi i Mongolisë nga Kina" është për ndarjen e vendit dhe Mongolia kaloi kot gjashtë vjet për këtë mosmarrëveshje.

Edhe Rusia merr parasysh ndjeshmërinë e largësisë mes shinave. Autoritetet e Moskës deklaruan se kjo është vetëm një linjë hekurudhore, që është pjesë përbërëse e Korridorit nr.2 të zonës kufitare bregdetare, që do të lidhë portin rus Zarubino me qytetin kinez Hunchun. "Në fakt ajo nuk mund të quhet hekurudha e vërtetë, por vetëm një linjë e posaçme për transportimin e mallrave nga porti për në Kinë. Kjo nuk do të thotë se Rusia do të adoptojë standardin kinez të largësisë mes shinave."

Në Nepal, duke marrë parasysh çështjen e ndjeshme të unifkimit të largësisë mes shinave me Kinën po punohet për të bindur Indinë të pranojë standarin kinez.

III

Ndryshimi i largësisë mes shinave pason forcën e madhe ndikuese të ekonomisë.

Për Nepalin, Rusinë dhe Mongolinë, ndërtimi i hekurudhës me standardin kinez do t'u sjellë atyre më shumë përfitime ekonomike.

Nga largpamësia, unifikimi i largësisë mes shinave është kërkesë e domosdoshme e globalizimit.

Mbi një shekull më parë edhe në Kanadanë e Jugut e ShBA u zbatua largësia e gjerë mes shinave. Por me zhvillimin e tregtisë dhe integrimin e ekonomisë, të gjitha palët kërkuan të unifikonin largësinë mes shinave për të ulur koston. Më në fund, fitoi pala me epërsi ekonomike dhe Kanadaja e Jugut dhe ShBA-ja adoptuan largësinë standarde. Pas Luftës Civile, ShBA-ja dhe Kanadaja nisën të integrohen në një ekonomi.

Masat e tanishme të Nepalit, Mongolisë dhe të Rusisë janë një hap i vogël, por shënon fillimin e një ndryshimi të madh.

Sigurisht, parakushti është lulëzimi dhe fuqizimi i vazhdueshëm i ekonomisë kineze.

Mrekulli
Lajmet Kryesore