Receta për parandalimin e rreziqeve të ekonomisë kineze

2019-03-08 16:36:03 CRI Komenti juaj Printoni

Prej kohësh, shqetësimet për rënien e fortë të ekonomisë kineze kanë qenë temë e nxehtë diskutimi e qarqeve ekonomike ndërkombëtare dhe opinionit publik. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Si ekonomia e dytë e botës, me një vëllim të përgjithshëm mbi 90 trilionë juanë (13.6 trilionë dollarë), ekonomia kineze zë një peshë specifike mbi 15% në vëllimin ekonomik të botës dhe ka kontribuuar afro 30% për rritjen ekonomike globale. Një ekonomi e tillë gjigante është padyshim fokusi i vëmendjes së botës.

Duhet të pohojmë se gjatë dy vjetëve të fundit, ekonomia kineze, që gjatë dekadave pati një zhvillim të vrullshëm, ngadalësoi shpejtësinë e rritjes dhe është nën presionin e uljes, si pasojë e shumë faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm. Në raportin e punës qeveritare, mbajtur më 5 mars në sesion vjetor të Parlamentit kinez (Asamblesë Popullore të Kinës), kryeministri Li Keqiang i përgjithësoi vështirësitë që mund të haset ekonomia kineze me tre "përballë".

"Ndodhemi përballë një mjedisi të jashtëm të ndryshuar rrënjësisht, përballë sfidave serioze gjatë ndryshimit të strukturës së ekonomisë dhe përballë gjendjes së ndërlikuar me shumë dilema".

Por vlen të thuhet se përpjekjet gjatë vitit të kaluar vërtetojnë se ekonomia kineze është zhvilluar në përgjithësi e qëndrueshme dhe ka bërë përparim, ndërkohë, është ruajtur stabiliteti i përgjithshëm shoqëror. Kjo tregon edhe një herë se populli kinez ka trimërinë, mençurinë dhe forcën për të kaluar çdo pengesë dhe vështirësi, nën drejtimin e PKK-së. "Nuk ka asnjë pengesë të pakapërcyer gjatë zhvillimit të Kinës."

Njëkohësisht, shumë ekonomistë e institucione të njohura financiare janë të një mendimi se, ekonomia kineze është larg ciklit të tatëpjetës dhe se Kina ndodhet ende dhe do të jetë në afat të gjatë në periudhën e rastit strategjik.

Në janarin e këtij viti, një prej dy gjigantëve amerikanë të administrimit të fondeve, "The Vanguard Group" parashikoi se ekonomia kineze do të ketë një tkurrje të lehtë. Gjatë vitit 2019, PBB-ja e Kinës do të ketë një rritje të qëndrueshme në normën 6.1-6.3%. Në gjysmën e dytë të vitit, ekonomia do të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme.

Dihet nga të gjithë se gjatë periudhës së ndryshimeve, krizat ekzistojnë paralelisht me shanset dhe të dyja mund të shndërrohen të ndërsjellta. Nga raporti mbi punën e qeverisë, shohim qartazi se Partia dhe qeveria kineze kuptojnë thellësisht problemet dhe vështirësitë që do përballet ekonomia kineze dhe njëkohësisht tregojnë gjakftohtësi të vendosur dhe vetëbesim shumë të fortë. Në këtë raport deklarohet me besimin e plotë se ekonomia kineze ka ende elasticitetin dhe potencialin e madh, ndërmarrjet kineze kanë mjaft gjallëri për novacionin dhe nuk ndryshon prirja e mirë afatgjatë e ekonomisë së vendit.

Kundrejt faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm të ngadalësimit të ekonomisë, Kina përcakton kursin e thellimit të reformës e hapjes, me reformën e tregut në drejtim të ofertës si qendër, duke shpejtuar përshkallëzimin e strukturës ekonomike, ngritjen e aftësisë së novacionit tekonologjik, shpejtimin e zhvillimit të gjelbër dhe pjesëmarrjen në transformimin e sistemit të qeverisjes ekonomike globale. Ndër to, "përparimi me qëndrueshmëri" është baza e të gjitha punëve. Qëndrueshmëria mishërohet në fushat e punësimit, të financave, të tregtisë së jashtme, të importit të investimeve të huaja e të investimeve në vend, që të stabilizohen theksi dhe ritmi i zhvillimit ekonomik dhe të ketë një pritje optimiste për të ardhmen e ekonomisë kineze. Ndërkohë, përparimi do të thotë thellimi i reformës së orientuar nga tregu dhe zgjerim i hapjes së nivelit të lartë. Kjo është receta për parandalimin e rreziqeve të zbritjes së fortë të ekonomisë kineze.

Përballë presionit të rënies ekonomike, Kina zotëron mjaft mjete politike që mund të përdorë. Vitin e kaluar, Kina nisi zbatimin e uljes masive të taksave për ndërmarrjet. Sipas raportit mbi punën e qeverisë të këtij viti, Kina do të ulë më tej taksat ndaj ndërmarrjeve të prodhimit nga 16% në 13% dhe shuma e përgjithshme e pakësimit të taksave për ndërmarrjet do të jetë rreth 2 trilionë juanë në vit. Nga ana tjetër, Kina ka rezervat më të mëdha bankare në botë, me një total prej 37 trilionë dollarësh. Krahas këtyre, Kina zotëron edhe mbi 26 trilionë dollarë depozita në banka të huaja si dhe rezervë valutore mbi 3 trilionë dollarë. Pasuria aq e fuqishme e Kinës mjafton për t'i rezistuar çdo rreziku financiar e ekonomik.

Ekonomia kineze në vitin 2018 kënaqi optimistët dhe dëshpëroi pesimistët e spekuluesit. Por pavarësisht optimistëve apo pesimistëve, të gjithët pohojnë se aftësia drejtuese e qeverisë është më e fortë se parashikimi, aftësia e Kinës për kryerjen e veprimtarive të mëdha është më e fuqishme se parashikimi dhe Kina ka vetëbesimin më të madh në këmbënguljen në rrugën e reformës e hapjes. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore