AT&T: Reagimi i ShBA-së ndaj "Huawei"-t ka qëllimin politik

2019-03-04 17:04:35 CRI Komenti juaj Printoni

Në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC) 2019, që sapo u mbyll në Barcelonë, rrjeti 5G tërhoqi vëmendjen më të madhe. Ndër pjesëmarrësit e vendeve të ndryshme, një nga delegacionet që u spikat më shumë ishte ai i zyrtarëve amerikanë. Ata u takuan shpesh me personalitete të qarqeve politike europiane dhe me përfaqësues të operatorëve të internetit, për t'u shpjeguar atyre nga afër arsyet për mos adaptuar teknologjinë 5G të kompanisë kineze "Huawei". Sigurisht, aleatët e partnerët e Uashingtonit duket sikur nuk pranojnë mendimin e ShBA-së. Sipas mediave amerikane, "Huawei" nënshkroi marrëveshje të reja mbi 5G-në me shumë vende, duke përfshirë aleatët e ShBA-së. Madje, një menaxher i lartë i kompanisë amerikane të telekomunikacionit i tha gazetarit kinez drejtpërdrejt se shtypja e ShBA-së ndaj "Huawei"-t ka qëllime politike.

"ShBA-ja përhapi zjarr lufte në tërë sektorin e telekomunikacionit," njoftoi gazeta amerikane "The Wall Street Journal" më 27 shkurt. "ShBA-ja dërgoi delegacionin e madh të përbërë nga funksionarët e lartë të Departamentit të Shtetit, të Mbrojtjes dhe të Tregtisë dhe kryetari i Komitetit Federativ të Telekomunikacionit të ShBA-së u tha drejtpërdrejt 100 mijë pjesëmarrësve të këtij kongresi arsyen e bojkotimit kundër 'Huawei'-t ."

Në njoftimin e 27 shkurtit në gazetën britanike "Financial Times" thuhet se në fjalimin e tyre, ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit Robert Strayer, që përgjigjet për rrjetin dhe telekomunikacion ndërkombëtar, kryetari i Komitetit Federativ të Telekomunikacionit të ShBA-së dhe zv.sekretari i Departamentit të Mbrojtjes nuk dhanë dëshmi konkrete për argumentin e tyre që "Huawei"ka vendosur "derën e fshehtë" dhe që instalimet e kësaj kompanie shfrytëzohen nga qeveria kineze.

Por ata thanë vetëm se: "Kërcënimet kibernetike ndaj ShBA-së ndikojnë drejtpërdrejt edhe sigurinë e vendeve tona aleate, ashtu siç kërcënimet kibernetike ndaj këtyre vendeve ndikojnë edhe sigurinë e ShBA-së. Për këtë arsye, u kërkojmë qeverive dhe kompanive përkatëse private të vendeve të tjera të marrin para sysh kërcënimet nga 'Huawei' dhe kompanitë e tjera të informatikës."

"The Wall Street Journal" theksoi se më 26 shkurt delegacioni amerikan mori një pavijon nga organizatori i kongresit për zhvillimin e një konference shtypi. Kur mbajtën fjalime, funksionarët amerikanë nuk përdorën as tribunë, as mikiofonë dhe zërat e tyre u zhytën shpeshherë nga zhurmat në terren. Njoftohet se qeveria amerikane dërgon çdo vit funksionarë për pjesëmarrjen në këtë kongres për të njohur teknologjitë e fundit, por është shumë i rrallë veprimi i tillë kundër "Huawei"-t.

Njëkohësisht, edhe "Huawei" zhvilloi promovim për kundërshtimin e akuzave të delegacionit amerikan. Logoja në formë luleje e "Huawei"-t dukej kudo në sallën e ekspozitës. Shtypja e ShBA-së ndaj kompanisë kineze nuk ndikoi entuziazmin e pjesëmarrësve ndaj produkteve 5G të "Huawei"-t. Gazetari i gazetës kineze "the Global Times" tha se smartfoni i palosshëm 5G "Huawei Mate X" ndoshta ishte produkti që doli më shumë në fotografi gjatë këtij kongresi. Shumë njerëz dëshironin ta vizitonin pavijonin e "Huawei"-t, por në pamundësi u lejuan të hynin vetëm ata me ftesën e kompanisë.

"'Huawei' është një kompani shumë e aftë dhe është shumë e suksesshme në tregun e synuar," i tha gazetarit të "the Global Times" më 27 shkurt zv.drejtori i sektorit të telefonisë së lëvizshme të kompanisë amerikane AT&T, Robert Boyanovsky. Kur u pyet nëse shtypja e ShBA-së ndaj "Huawei"-t ka për qëllimin politik, Boyanovsky iu përgjigj pa ngurrim, "sigurisht po".

"The Wall Street Journal" njoftoi se një nga pengesat e bllokimit të "Huawei"-t janë zyrtarët dhe menaxherët e lartë të huaj janë të mendimit se ShBA-ja nuk ka dëshmi konkrete për kërcënimet nga "Huawei". Kundrejt të ashtuquajturës "mundësi e shfrytëzimit nga qeveria kineze" të pajisjeve të "Huawei"-t, "Deutsche Welle", duke iu referuar fjalëve të presidentit të radhës të "Huawei"-t Guo Ping, njoftoi se "Huawei"është zotuar të mos veprojë në mënyrë të jashtëligjshme dhe nuk ka vendosur dhe nuk do të vendosë në asnjë mënyrë "derën e fshehtë". "Nuk lejojmë as të tjerët të veprojë kështu në pajisjet tona.

A është i sigurt rrjeti?

Duhet ta dëgjojmë mendimet e ekspertëve. Por një gjë qesharake është që 'Akti i Cloud-it' i ShBA-së lejon institucionet amerikane të marrin të dhënat jashtë kufirit. "

"Prizmi, Prizmi, më tregon kush është më i besueshëm në botë? Ky është një problem shumë i rëndësishëm. Nëse nuk dini ç'është prizmi, mund të pyesni zotin Snowden." Kështu tha Guo Ping më 26 shkurt në Kongresin e Barcelonës.

"Shtypja ndaj 'Huawei'-t demaskon kompleksin e ShBA-së për frikë nga prapambetja," komentoi Guo Ping në artikullin e tij më 27 shkurt në gazetën "Financial Times". Ai tha se shtypja e ShBA-së ndaj "Huawei" në mbarë globin ka ardhur nga njëra anë, sepse pajisjet e "Huawei"-t nuk janë të favorshme për ShBA-në në mbledhjen e informacioneve të fshehta dhe nga ana tjetër, ShBA-ja është e ndërgjegjshme për prapambetjen e vet në teknologjinë 5G.

Presidenti tjetër i kompanisë "Huawei", Hu Houkun bëri të ditur më 26 shkurt në Barcelonë se kompania e tij nënshkroi 30 marrëveshje tregtare në 5G, ndër to 18 janë me klientët europianë, 9 të Lindjes së Mesme dhe 3 në Azi-Paqësor. Ai tha se klienti i fundit me marrëveshje është "LG UPlus" nga Koreja e Jugut, i cili i kërkon "Huawei"-t të krijojë mbi 10 mijë stacione bazë brenda këtij viti. Po këtë ditë, Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se ky vend do të instalojë këtë vit rrjetin 5G të zhvilluar nga "Huawei".

Agjencia "Reuter" njoftoi më 27 shkurt se Europa është e mendimit se trajtimi i mosmarrëveshjes mbi sigurinë kibernetike, të ngjallur nga "Huawei", duhet të mbështetet te fakti, jo frika. Disa kompani europiane të telekomunikacionit i bënë thirrje ShBA-së të ofrojë dëshmi konkrete. Presidenti i Vodafonit Nick Read i bëri thirrje ShBA-së më 25 shkurt të shpërndajë me vende të tjera dëshmitë lidhur me "Huawei"-n. Njëkohësisht, komisioni ekzekutiv i BE-së paralajmëroi "të mos marrë vendimin e ngutshëm në bazë të analizimit të njëanshëm".

Deri tani vetëm Japonia shprehu qartazi se nuk do të importojë teknologjinë 5G të "Huawei"-t. Sipas njoftimit të 27 shkurtit të Agjencisë japoneze të lajmeve "Kyodo News", kryeekzekutivi i Kompanisë Japoneze të Telekomunikacionit (NTT), Jun Sawada nuk u shmang aspak nga shkaku i veprimit të tillë, "përndryshe, mund të humbim tregtinë me qeverinë dhe manjatët amerikanë."

Mrekulli
Lajmet Kryesore