Politikanët amerikanë duhet të plotësojnë mësime historike që i mungojnë (II)

2018-10-30 16:24:08 CRI Komenti juaj Printoni

(Në vijim të pjesës I)

Para 10 vjetësh, zv.ministri i atëhershëm i Tregtisë i Kinës Zhong Shan vuri në dukje që vlera e përgjithshme e mallrave të prodhuara dhe të shitura nga kompanitë amerikane në Kinë është dyfishi i vlerës së eksporteve amerikane në Kinë. Edhe në atë kohë, vëllimi i shitjes së produkteve amerikane në Kinë ishte pothuajse i barabartë me vëllimin e shitjes së produkteve kineze në ShBA, prandaj Uashingtoni nuk duhet të politizojë çështjen e deficitit tregtar.

Produktet e kompanive shumëkombëshe amerikane zënë 50% të vëllimit të përgjithshëm të eksporteve të ShBA-së dhe një të tretën e importeve. Fitimet e majme sigurohen nge tregtia ndërkombëtare. Sipas statistikave të Ministrisë së Tregtisë të Kinës, në vitin 2016 të ardhurat e kompanive amerikane nga shitjet në tregun kinez ishin 606.8 miliardë dollarë, kurse fitimet mbi 39 miliardë dollarë. Një raport studimor i "Deutsche Bank" i publikuar në qershor 2018 përmend që në fakt, ShBA-ja ka pasur më shumë fitime neto se Kina nga tregtia dypalëshe.

Si rezultat i të metave të sistemit politik të ShBA-së, përfitimet e shekullit 21-të nga globalizimi nuk janë shpërndarë në mënyrë të arsyeshme brenda shoqërisë amerikane, gjë që ka sjellë rritjen e populizmit dhe të proteksionizmit. Këto dukuri janë shfrytëzuar nga administrata e tanishme amerikane për përshkrimin e Kinës si "agresore ekonomike" që grabit pasurinë e ShBA-së.

Po të hedhim një vështrim në histori, ShBA-ja ka qenë gjithmonë përfituese reale nga zhvillimi i marrëdhënieve kino-amerikane. Po pse janë rigjallëruar mendimet e gabuara te një pjesë e amerikanëve? Përgjigjja është te "keqardhja" e qeverisë amerikane për suksesin e revolucionit kinez e te mohimi dhe armiqësia ndaj rrugës socialiste të Kinës.

Në gusht 1949, pragu i shpalljes së krijimit të RP të Kinës, Departamenti amerikan i Shtetit publikoi librin e bardhë "Marrëdhëniet e ShBA-së me Kinën", ku shtjellonte kryesisht politikat e ShBA-së ndaj Kinës gjatë periudhës nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore deri në luftën çlirimtare të Kinës. Në këtë libër të bardhë, sekretari i Shtetit Dean Gooderham Acheson rikujtonte zhvillimin e marrëdhënieve kino-amerikane. Ai vuri në dukje: "Miqësia vërtetohet me lloj-lloj faktesh përgjatë viteve, si p.sh. dhënia e 'Dëmshpërblimit për Kryengritjen e Boksierëve' për studentët kinezë, shfuqizimi i jashtëterritorialitetit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ndihma ndaj Kinës gjatë e pas luftës etj. ShBA-ja ngul këmbë gjithmonë në parimet e saj diplomatike me Kinën, përfshirë politikën e hapjes së dyerve, respektin për tërësinë territoriale dhe administrative të Kinës, kundërshtimin ndaj kontrollit të ndonjë vendi të huaj ndaj Kinës... Zbulimi i situatës së mjeruar të këtij vendi është për të ardhur keq. " Është shumë e qartë që, për të hedhur poshtë akuzat e "humbjes së Kinës", qeveria e tanishme amerikane përdor prapë refrenin historik "ShBA-ja e ndihmoi, por Kina e tradhtoi", që është fabrikuar që atëherë.

Raporti i ShBA-së "Strategjia e sigurisë kombëtare", i publikuar në fund të vitit 2017, e cilëson Kinën si rival afatgjatë. Tani ka disa që kanë si qëllim t'i shtyjnë dy palët në një Luftë të re të Ftohtë. Avokatët e Luftës së re të Ftohtë, në thelb, planifikojnë të gjejnë pretekstin për unilateralizmin, proteksionizmin, hegjemonizmin.

"Historia është lënda më e mirë mësimore dhe ilaçi më i mirë për zhdehjen." ShBA-ja po kërkon përfitime sipërfaqësore, e jo thelbësore, dhe politikat e saj lidhur me Kinën shkojnë kundër prirjes historike, prandaj dështimi i Uashingtonit është i sigurt. Nga këndvështrimi afatgjatë, marrëdhëniet mes Pekinit dhe Uashingtonit do të ndjekin ligjet historike dhe përfundimisht do të kthehen në rrugën e bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella.

(Autori është Zhao Hai, ndihmësstudiues në Institutin Studimor për Ekonominë dhe Politikat e Botës pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinë.)

Mrekulli
Lajmet Kryesore