Politikanët amerikanë duhet të plotësojnë mësime historike që i mungojnë (I)

2018-10-18 15:29:22 CRI Komenti juaj Printoni

Fill pas marrjes së detyrës nga qeveria e re amerikane, presidenti i Kinës Xi Jinping bëri një vizitë në Shtetet e Bashkuara. Gjatë qëndrimit të tij, Xi vuri në dukje se Kina dhe ShBA-ja kanë një mijë arsye të përmirësojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe asnjë arsye t'i prishin ato. Kina ngul këmbë me vendosmëri në rrugën e zhvillimit paqësor dhe nuk ndjek konceptin "Njeri fiton e tjetri humb" dhe as rrugën e hegjemonisë si një shtet i fuqishëm. Në nëntor 2017, presidenti amerikan Donald Trump bëri një vizitë në Kinë. Me këtë rast, kreu i shtetit i Kinës ritheksoi që, për Kinën dhe ShBA-në, bashkëpunimi është e vetmja zgjedhje e drejtë dhe përfitimet e përbashkëta mund të çojnë në një të ardhme më të bukur. Marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe të përfitimeve të ndërsjella janë tipi i ri marrëdhënieve mes dy fuqive të mëdha që dëshiron të ketë Kina me ShBA-në. Ato janë gjithashtu përfundimi i nxjerrë nga përvoja dhe mësimi nga historia e ndërveprimit midis Pekinit dhe Uashingtonit.

 Në nëntor 2017, presidenti amerikan Donald Trump bëri një vizitë në Kinë

Mund t'u hedhim një sy marrëdhënieve kino-amerikane nga tre aspekte: e para, si shkëmbim mes dy kulturash, kulturës lindore dhe asaj perëndimore; e dyta, si një lidhje e ndërlikuar midis vendit të ri imperialist dhe vendit të varfër gjysmëkoloni; e treta, nga pikëpamja e konkurrencës dhe bashkëpunimit mes vendit me hegjemoni ndërkombëtare dhe vendit me ekonomi socialiste tregu. Këto tre aspekte janë të ndërlidhura historikisht në mënyrë të ndërlikuar me njëri-tjetrin, por gjithashtu kanë dallime thelbësore.  

Ka prej atyre që e shikojnë historinë e marrëdhënieve kino-amerikane nga perspektiva e epërsisë raciale të të bardhëve, ose me bindjen që ShBA-ja është një "përjashtim" dhe është "e mëshirshme dhe bujare" ndaj Kinës. Kështu ata arrijnë pashmangshëm në përfundimin që Kina e "ka tradhtuar" vullnetin e mirë të ShBA-së dhe ka shkelur "objektivin e reformës" të përcaktuar nga ShBA-ja, duke u ndier madje, të fyer nga "invazioni ekonomik" i Kinës. Prandaj, vetëm duke i hedhur një vështrim historisë dhe duke riparaqitur faktet dhe të vërtetën, mund të arrijmë të kuptojmë të drejtat dhe gabimet në marrëdhëniet kino-amerikane.

Së pari, tregtia me Kinën dhe krahu kinez i punës në shekullin e 18-të dhe atë të 19-të nxitën modernizimin e ShBA-së. Gjatë sundimit kolonial të Britanisë së Madhe në Amerikën Veriore, amerikanët i pëlqenin shumë mallrat kineze të importuara nga Kompania e Indisë Lindore. Para Luftës së Pavarësisë së ShBA-së, konsumi mesatar i çajit nga amerikanët arrinte në 1 miliard filxhanë në vit, por ata e kishin të ndaluar të bënin biznes të drejtpërdrejtë me Kinën, gjë që ishte një prej shkëndijave të Revolucionit Amerikan për shkëputjen nga Britania.

Kinezët po pinnin duhan me përbërjen e opiumit

Që nga viti 1784, kur anija e parë tregtare amerikane "Perandorja e Kinës" (The Empress of China) u nis për në Kinë, deri në vitin 1812, kur ShBA-ja dhe Britania ishin në gjendje lufte, mbi 300 anije tregtare kanë lundruar më shumë se 600 herë midis brigjeve të Kinës dhe ShBA-së. Ato transportonin lëkurë kafshësh dhe xhinseng për në Kinë, por fitimet më të mëdha të tregtarëve ishin nga tregtia e opiumit në Guangzhou të Kinës me anije të shpejta amerikane. Pastaj, ata dërgonin çajin, porcelanin dhe mëndafshin e Kinës në ShBA, dhe fitimet e tyre siguroheshin nga diferenca e çmimeve në treg.

Njëherësh familja më e pasur në ShBA, familja Astor, familja e ambasadorit amerikan Caleb Cushing që ka nënshkruar "Traktatin e Paqes, Miqësisë dhe Tregtisë midis ShBA-së dhe Perandorisë së Kinës ", familja Delano e gjyshit të presidentit amerikan Franklin Roosevelt etj., ishin familje që kishin investime të shumta në sektorët e tregtisë dhe të industrisë, por që fitimet e para i nxorën nga tregtia midis Kinës dhe ShBA-së. Mund të themi që tregtia Kinë-ShBA ishte një forcë e madhe drejtuese në periudhën e zhvillimit fillestar të kapitalizmit në sektorët e industrisë dhe tregtisë të ShBA-së.

Presidenti i ShBA-së Franklin Roosevelt

Hekurudha e Paqësorit është një infrastrukurë e domosdoshme që Amerika të unifikonte tregun e brendshëm dhe të bëhej një fuqi botërore nëpërmjet Revolucionit Industrial. Ndërtimi i kësaj hekurudhe është i pandarë nga djersa dhe gjaku i punëtorëve kinezë. Në maj 1896, vetëm katër vjet pas përfundimit të Luftës Civile, përfundoi së ndërtuari dhe nisi nga funksionimi Hekurudha e Paqësorit, afro 3000 km e gjatë. Lufta Civile në ShBA shkaktoi miliona ushtarakë të vrarë e të plagosur dhe preku një numër të madh civilësh. Për të rimarrë veten sa më parë nga trauma e luftës dhe për të shpejtuar zhvillimin e pjesën perëndimore, Departamenti i Shtetit i ShBA-së vendosi të financonte ndërtimin e Hekurudhës së Paqësorit.

Në segmentin hekurudhor nga Kalifornia deri në Utah, në pjesën më të vështirë, punonin dhjetëra mijë punëtorë kinezë pa pushuar, ditë e natë. Numri i tyre zinte 90 % të numrit të përgjithshëm të punëtorëve. Ata hapën tunele, ngritën ura dhe shtruan shina. Pa kontributin e tyre, Hekurudha e Paqësorit nuk mund të ngrihej dhe do të vonohej zhvillimi i rajonit perëndimor të ShBA-së. Punëtorët kinezë bënë grevën më të madhe në ShBA në atë kohë, për të siguruar pagesë dhe trajtim të barabartë me kolegët e tyre të bardhë. Punëdhënësit nuk e pranuan kërkesën e tyre dhe ndaluan furnizimin e tyre me ushqime dhe gjëra të përdorimit të përditshëm. Në përfundim, punëtorët kinezë hoqën dorë nga kërkesat e tyre, nën kërcënimin e policëve të bardhë dhe urisë.

Hekurudha e Paqësorit, ShBA

Një veprim i shëmtuar është që, 13 vjet pas përfundimit të hekurudhës, në ShBA u miratua famëkeqi "Ligj i përjashtimit të kinezëve", i cili u hoq gjatë Luftës së Dytë Botërore në vitin 1943. ShBA-ja e njohu përfundimisht ndihmesën e punëtorëve kinezë në vitin 2014. Në Hollin e Nderit të Departamentit të Punës të ShBA-së është shënuar: "Ata (punëtorët kinezë) kontribuuan në lidhjen e pjesës lindore të ShBA-së me atë perëndimore, gjë që hodhi bazat për lulëzimin e madh ekonomik të ShBA-së në periudhë pasuese."

Së dyti, interesat konkrete të ShBA-së dhe jo altruizmi, përcaktuan politikat e saj ndaj Kinës në gjysmën e parë të shekullit të 20-të. Para vitit 1949, politikat amerikane për Kinën ishin përcaktuar sipas parimeve të shtjelluara në dy notat verbale të "politikës së dyerve të hapura", përkatësisht në shtator 1899 dhe korrik 1900. ShBA-ja i kërkonte Kinës të "hapte dyert" dhe të ruante "tërësinë territoriale dhe administrative". Gjatë procesit të shndërrimit në fuqi hegjemoniste e botës, ishte e pashmangshme që ShBA-ja të ndodhej në përballje frontale me imperializmin japonez, që kërkonte ekspansion në Kinë. Objektivisht, me kundërshtimin ndaj "21 kërkesave" të Japonisë për Kinën, me Konventën e Uashingtonit të vitit 1922 dhe mosnjohjen e "Incidentit të 18 shtatorit" të vitit 1932, si edhe me ofrimin e ndihmës për Kinën, shpalljen e luftës ndaj Japonisë etj., ShBA-ja luajti rol në mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kinës. Por nga këndvështrimi subjektiv, politikat e ShBA-së ishin të nisura nga interesat e veta kombëtare. Mbrojtja e Kinës ishte efekt anësor i luftës midis ShBA-së dhe Japonisë për hegjemoni në Paqësorin Perëndimor.

Si vend i ri imperialist, ShBA-ja është e vonuar për të siguruar interesat e saj në Azi.

(Autori është Zhao Hai, ndihmësstudiues në Institutin Studimor për Ekonominë dhe Politikat e Botës pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinë.)

Mrekulli
Lajmet Kryesore