Pse Kina të investojë në Afrikë?

2018-09-04 15:45:34 CRI Komenti juaj Printoni

Të hënën u mbajt në kryeqytetin kinez ceremonia e hapjes së Samitit të Pekinit të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë (FOCAC). Me këtë rast, presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim tematik, një pjesë e të cilit u mirëprit me shumë duartrokitje nga të pranishmit.

"Kina i përmbahet sinqeritetit, miqësisë dhe barazisë gjatë bashkëpunimit me Afrikën. Kina i përmbahet parimit të pesë 'Jo-ve' në këtë bashkëpunim si: mosndërhyrja në vendet afrikane për të shqyrtuar rrugën e zhvillimit në përputhje me gjendjen aktuale të këtyre vendeve, mosndërhyrja në punët e brendshme të Afrikës, mosimponimi i vullnetit vetjak ndaj vendeve të tjera, mosvendosja e asnjë parakushti politik në ndihmat ndaj vendeve afrikane dhe mossynimi interesave politike private në investimet ndaj Afrikës. Kina shpreson që të gjitha vendet të arrijnë këto pesë 'Jo' kur trajtojnë çështjet afrikane."

Ky është ndryshim thelbësor midis Kinës dhe vendeve perëndimore në politikat ndaj Afrikës.

Shou Huisheng është studiues i Institutit të Strategjisë Kombëtare të Universitetit Tsinghua të Kinës. Studimet e tij pasqyrojnë se nga "ndihma fatale" e bashkëlidhur me lloje të ndryshme kushtesh politike, vendet afrikane u bënë një objekt ndihme më shumë se sa një subjekt zhvillimi. Kështu, për sa i përket drejtimit dhe mënyrës së zhvillimit, Afrikës i është dashur t'u bindet urdhrave të donatorëve perëndimorë, duke humbur të drejtat e vetëvendosjes dhe zërin e saj për çështjen e zhvillimit dhe duke humbur motivimin e zhvillimit.

Për këtë, profesori i ekonomisë William Easterly nga Universiteti i Nju-Jorkut krikitoi ashpër "ndihmën ndërkombëtare" të vendeve perëndimore ndaj Afrikës pas Luftës së Dytë Botërore. Për shembull, dihet nga të gjitha tragjedia që fëmijët afrikanë kanë mungesë qasje ndaj ilaçeve kundër malaries, medikament që kushton vetëm dhjetë centë. Por, tragjedia më e madhe është që, pasi perëndimi nisi investimet e shumta ndaj Afrikës, situata e malaries nuk është përmirësuar akoma!

Falë këmbënguljes së Kinës në pesë "Jo-të", është siguruar e ardhmja e fateve të përbashkëta Kinë-Afrikë.

Shpesh lind pyetja, pse Kina dëshiron të bashkëpunojë me Afrikën?

Drejtor Wang Hongyi nga Instituti i Studimeve për Azinë Perëndimore dhe Afrikën pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës jep përgjigje. Ai shpjegon se Kina dhe Afrika janë plotësuese në prodhim dhe zhvillimi i Afrikës do të krijojë një treg të madh potencial. Kina ka kapitale, prodhim dhe teknologji. Afrikës i duhet industralizmi, kapitalet, punësimi që ekonomia e saj të dalë nga varësia e tepërt nga burimet tokësore.

Në syrin e mediave perëndimore, kur "qeveritë perëndimore bëhen gati të heqin dorë nga ky kontinent" dhe e shohin atë si një "burim i paqëndrueshmërisë, emigrantëve dhe terrorizmit", Kina shesh shanse për përfitime reciproke. Në vitin 2000, vëllimi i përgjithshëm tregtar Kinë-Afrikë ishte vetëm 10 miliardë dollarë amerikanë. Në 2017-n, vëllim tregtar mes Kinës dhe Afrikës arriti në 170 miliardë dollarë. Njëkohësisht, bashkëpunimi midis dy palëve nxiti zhvillimin dhe punësimin në kontinentin afrikan. Kompania "McKindsay" analizoi mbi 1000 kompani kineze në 8 vende afrikane dhe zbuloi që, 89% të punësuarve në kompanitë kineze janë afrikanë.

Popujt afrikanë e kuptojnë që Kina nuk ka gjurmë koloniale në praktikat e saj diplomatike. Ndryshe nga homologët perëndimorë, Kina merret me çështjet afrikane në mënyrë të barabartë, nga ana ekonomike zhvillohet biznes i barabartë Kinë-Afrikë. Madje, Kina ndihmon Afrikën në arritjen e kapacitetit prodhues, e mbështet të krijojë markën "Made in Africa", me qëllim që burimet afrikane të bëhen produkte në tregje europiane dhe amerikane.

Gazeta nigeriane "Vanguard" komentoi se "ndryshe nga Perëndimi, Kina nuk imponon vullnetin e saj e as nuk promovon që kundërshtarët e saj të jenë medoemos kundërshtarët tanë dhe as nuk u kërkon aleatëve të luftojnë për territoret. Në krahasim me këtë, kur ShBA-ja ka konflikte me vende të tjera, p.sh. me Turqinë dhe Iranin, nguli këmbë që vende të tjera ose t'i bashkohen për sanksionet ekonomike ose t'i nënshtrohen ndëshkimeve. Kinezët na thonë se me mijëra qirinj mund të ndizen nga një qiri i vetëm dhe jeta e një qiriu nuk do të shkurtohet, pra lumturia nuk pakësohet nëse e ndajmë me të tjerët."

Më shumë 6500 km hekurudha, 6000 km autostrada, mbi 200 shkolla, 80 stadiume, dhjetëra godina qeveritare, pallati parlamentar, një numër i madhe aeroportesh, portesh; modernizimi i telekomunikacionit afrikan; më shumë se 2000 paqëruajtës kinezë që sigurojnë paqe e siguri dhe përmirësimin e sistemit të shëndetësisë publike...këto janë përgjigjet e Kinës në këtë kontinent afrikan. Këto vepra konkrete janë më të mira se duzina parulla. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore