Hangzhou, një qytet ambicioz

2018-08-11 10:20:16 CRI Komenti juaj Printoni

Novacion

Mbledhja e talenteve të vendeve të ndryshme është vetëm hapi i parë. Më e rëndësishmja për zhvillimin e vazhdueshëm është qëndrimi i tyre në qytet dhe shfrytëzimi i rolit të tyre. Në fakt, para përfshirjes së ndërkombëtarizimit në rregullore nga bashkia e Hangzhou-t, biznesmenët e provincës Zhejiang, që kanë qenë pionierë të ekonomisë kineze, ia kanë ngjitur "etiketën" e "ndërkombëtarizimit" qytetit Hangzhou.

"Të pakën sot, kur i hedhim një vështrim teknologjisë sonë të identifikimit të fytyrës, mund të themi se kompania jonë është e përparuar jo vetëm në Kinë, por edhe në mbarë botën (krahasuar me kompanitë amerikane)", tha plot krenari Zhang Dayong, përgjegjësi për tregjet e Azisë Juglindore i kompanisë së shërbimeve financiare "Ant", pranë Grupit "Alibaba".

Sukseset e "Ant"-it nuk mbeten brenda Kinës. Aktualisht, nëpërmjet bashkëpunimit me kompanitë vendëse, "Ant"-i publikoi versionet vendëse të "Alipay"-it në 9 vende e rajone, përfshirë "paytm" të Indisë, "kakao pay" të Koresë së Jugut, "Alipay HK" në Hong-Kong etj. Në Evropë, ShBA, Japoni, Korenë e Jugut, Hong-Kong, Makao e Tajvan, "Alipay" ka krijuar lidhje me qindra mijë dyqane reale. Krahas këtyre, "Alipay"-i vetë ka dhe 40 milionë përdorues jashtë vendit. Këto nënkuptojnë se jo vetëm konsumatorët kinezë mund të blejnë jashtë vendit nëpërmjet platformës së biznesit në internet, por edhe konsumatorët e vendeve të tjera mund të paguajnë tregtarët kinezë dhe të vendeve të tjera.

Sipas Treguesit të Vrullit të Qytetit (CMI), Hangzhou, që ndodhet në procesin e ndërkombëtarizimit, radhitet në vendin e 26-të ndër 30 qytete të mëdha të mbarë globit, për karakterin e novacionit dhe të sipërmarrjes nëpërmjet internetit. (Wang Lei)


1 2 3
Mrekulli
Lajmet Kryesore