Hangzhou, një qytet ambicioz

2018-08-11 10:20:16 CRI Komenti juaj Printoni

Ambicie

Ndërkombëtarizimi i Hangzhou-t u ligjësua me "Rregulloren e Nxitjes së Ndërkombëtarizimit të Qytetit Hangzhou", ku shpallet se Hangzhou do të bëhet një qendër e novacionit dhe e sipërmarrjes "Internet+" me ndikim global, qytet i konferencave ndërkombëtare, qendër e turizmit ndërkombëtar dhe një qytet i rëndësishëm për shkëmbimet ndërkombëtare për kulturën orientale.

Para Hangzhou-t, asnjë qytet tjetër kinez nuk e kishte përfshirë ndërkombëtarizimin në legjislacionin e vet lokal. Krahas kësaj, ky qytet ka vendosur që 5 shtatori i çdo viti të jetë Dita e Ndërkombëtarizimit të Hangzhou-t. Në fakt, për banorët e provincës Zhejiang, që janë të urtë dhe pragmatikë, është e rrallë që të promovojnë "me zë të lartë" një punë. Kësaj here, Hangzhou ka nxitur "me zhurmë" ndërkombëtarizimin e vet, sepse ka mjaft vetëbesim në këtë drejtim.

Ndërkombëtarizimi i talenteve është suksesi më i dukshëm i Hangzhou-t. Vitet e fundit ky qytet ka tërhequr 29 mijë talente kineze të nivelit të lartë që kanë studiuar jashtë vendit. Numri i banorëve të huaj në Hangzhou ësthë 15 mijë dhe afro 5 mijë kompani në Hangzhou janë regjistruar nga të huajt si persona ligjorë. Nga shifrat e sipërpërmendura shihet vetëbesimi i Hangzhou-t, që është përfshirë për tetë vjetë me radhë në "10 qytetet kryesore kineze" për sa i përket forcës tërheqëse për të huajt.

1 2 3
Mrekulli
Lajmet Kryesore