Hangzhou, një qytet ambicioz

2018-08-11 10:20:16 CRI Komenti juaj Printoni

Në një artikull të shkrimtarit dhe redaktorit të njohur Justin Bergman në gazetën amerikane "New York Times" thuhet: "Në të kaluarën Hangzhou njihej në botë për poetët dhe piktorët, ndërsa tani në këtë qytet, me zhvillimin e vrullshëm të biznesit në internet, ndodhet selia e gjigantit të internetit 'Alibaba' dhe më e rëndësishmja është se, me organizimin e Samitit të G20-s në vitin 2016, ky qytet hodhi edhe një hap të madh drejt arenës ndërkombëtare."

Në artikullin e Bergmanit nuk përmendet edhe një fakt tjetër, që banorët në qytetin Hangzhou frymëzohen nga rryma e novacionit dhe e sipërmarrjes.

Sipërmarrje

Provinca Zhejiang, me Hangzhou-n si kryeqendër, ka qenë një forcë e shpërfillur e novacionit dhe e sipërmarrjes në Kinë. Por tani në Hangzhou është shtuar edhe armata e re e të huajve.

Në qarqet e sipërmarrjes në Hangzhou, është shumë i famshëm zvicerani Lukas Rondez. Ai ka krijuar një aplikacion celulari, që quhet "Nihao" (që ka kuptimin "Përshëndetje" në gjuhën kineze), një platfomë shoqërore në gjuhën angleze, me funksionet komplekse të "Yelp-it", "WhatsApp-it" dhe "Mikroblogut". Deri më sot, ky aplikacion ka mbi 200 mijë përdorues dhe mbi 80% prej tyre janë të huaj.

Pavarësisht nga malli për vendlindjen, Lukasi tha se nuk mund të ndahet nga Hangzhou, ku ka jetuar për 11 vjet.

"Punoja në një bankë zvicerane dhe gjatë punës njoha disa klientë kinezë. Kisha kureshtje për Kinën, prandaj erdha në Hangzhou, një nga qytetet më të bukura kineze. Sipërmarrja duhet të nisë nga gjëja që njeh më mirë. Dua të ndihmoj të huajt në Kinë të kenë një jetë më të lehtë dhe më të mirë dhe, si një i huaj, i di mirë kërkesat në këtë drejtim dhe kam shumë përvojë. Zbulova se në këtë drejtim kishte mangësi në internet, prandaj doja të bëja një aplikacion në celular për zgjidhjen e këtij problemi," tregon Lukas Rondez.

Ai tha se Hangzhou është një qytet shumë i përshtatshëm për sipërmarrje, sepse ka treg të madh dhe mbështetje të fortë fiskale dhe administrative.

Forca tërheqëse e Hangzhou-t për të huajt vjen pikërisht nga "kureshtja" e botës për këtë qytet. I mbështetur te "Alibaba", te kjo "pemë gjigante", Hangzhou ka formuar stilin e vet të veçantë në novacion dhe sipërmarrje.

Distrikti Yuhang pranë qytetit Hangzhou ka qenë zonë sipërmarrjeje dhe "inkubacioni" prej shumë vitesh. Nëpërmjet projektit "Qyteza e ëndrrave", i cili synon të jetë i shkallës së parë botërore, janë importuar 10 "inkubatorët" më të mëdhenj amerikanë të sipërmarrjeve, si "500Startups", "Plug&play" etj. Ndër projektet e zhvilluara në këtë "Qytezë të ëndrrave", 136 kanë siguruar një financim mbi 1 milion juanë secili, dhe vëllimi i përgjithshëm i financimit ka arritur në 9 miliardë e 425 milionë juanë.

1 2 3
Mrekulli
Lajmet Kryesore