Shtëpia e Bardhë jep mesazh mbi vazhdimin e konsultimeve kino-amerikane

2018-05-10 15:59:27 CRI Komenti juaj Printoni

Në mbrëmjen e 7 majit, sipas orës vendore të ShBA-së Lindore, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur lajmin për vizitën e zv.kryeministrit kinez Liu He në Uashington dhe vazhdimin e konsultimeve tregtare mes ShBA-së dhe Kinës javën që vjen.

Informacioni u bë i ditur së pari nga pala amerikane. Kjo nënkupton që dyert e bisedimeve tregtare midis Pekinit dhe Uashingtonit janë duke u hapur më tej, dhe ky është një lajm i mirë jo vetëm për dy vendet përkatëse, por edhe për ekonominë globale.

Faktikisht, ky njoftim mund të thuhet se ishte i paralajmëruar. Pasi përfunduan konsultimet e javës së kaluar në Pekin, pala amerikane nxori shumë shpejt versionin e saj mbi konsultimet, e fill më pas doli edhe versioni i palës kineze. Të dyja palët shprehën vendosmërinë e tyre nëpërmjet kanaleve jozyrtare. Një numër analistësh kinezë ishin të mendimit që një veprim i tillë tregon mosgjetjen e gjuhës së përbashkët, madje prishjen tërësore të bisedimeve. Por ky opinion është i anshëm, për arsye që amerikanë zakonisht i shprehin mendimet ose i bëjnë punët në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në qoftë se bisedimet nuk do të kishin sjellë asgjë, amerikanët do ta bënin të ditur këtë patjetër në mënyrë zyrtare, por në të kundërt, ata nxorën vetëm një version me anë të mediave. Mund ta interpretojmë këtë që ShBA-ja nuk mori gjithçka donte, prandaj dëshiron të vazhdojë kontaktet, dhe mendon që çështjet tregtare me Kinën nuk duhet të dalin krejtësisht jashtë kontrollit.

Në një mesazh në "Twitter", presidenti amerikan Donald Trump tha që po priste raportimin e delegacionit që ishte në Pekin, duke theksuar që pala kineze nuk duhet të vazhdojë të përfitojë epërsi tregtare nga Amerika. Të hënën, më 7 maj, Shtëpia e Bardhë publikoi lajmin e vizitës së zv.kryeministrit Liu He në ShBA. Duke u nisur nga logjika kronologjike, Trumpi duhet të jetë informuar nga ekipi i tij negociues për takimin me zyrtarët kinezë dhe të ketë mbetur i kënaqur për rezultatin e deritanishëm, kësisoj ka filluar të hedhë hapin tjetër. Përndryshe, Shtëpia e Bardhë nuk do të publikonte lajmin për vizitën e z. Liu He.

Pala kineze, përballë fërkimeve tregtare të provokuara nga pala amerikane që janë në përshkallëzim e sipër, është plotësisht e përgatitur dhe ka vepruar me profesionalizëm dhe racionalitet, të mbështetur mbi të vërtetën. Krahas kësaj, ditët e fundit Kina ka hedhur hapa më të mëdhenj sipas planifikimit të saj për zgjerimin e hapjes. Në fund të prillit dhe në fillim të majit, institucioni mbikëqyrës financiar i Kinës ka shpallur disa politika të tillë, përfshirë masat e zgjerimit të hapjes në disa fusha me konkurrencë më të madhe, si platformat e pagimit të palëve të treta, tregu i vlerësimit të kredive dhe tregu i letrave me vlerë, bankar dhe i sigurimeve, fusha për të cilat amerikanët interesohen më shumë. Vendimi i zgjerimit të hapjes ndaj partnerëve botërorë është një vendim i guximshëm i Kinës, që tregon edhe vetëbesim. Në fakt, vendimi i qeverisë kineze është edhe një mundësi e mirë për kompanitë amerikane, të cilat janë gjithashtu të shqetësuara për vazhdimin e fërkimeve tregtare dhe ndikimin e tyre mbi biznesin e tyre në Kinë.

Për Kinën, marrëdhëniet tregtare me ShBA-në luajnë rol stabilizues për marrëdhëniet kino-amerikane. Pekini, nga njëra anë, nuk pretendon të zgjerojë suficitin tregtar me ShBA-në, por vetëm dëshiron që ShBA-ja të liberalizojë kontrollin mbi eksportet kineze. Por ShBA-ja nuk e dëgjon zërin e Kinës. Në fillim të këtij viti, zv.kryeministri Liu He bëri një vizitë në ShBA, por në atë kohë pala amerikane pothuajse nuk foli fare për këto çështje. Por kësaj here, Uashingtoni vendosi të dërgojë përfaqësuesit e vet në Pekin dhe pastaj ftoi Liu He-në në ShBA. Ndryshimi i qëndrimit amerikan vërteton që zbutja e tanishme e palës amerikane vjen si pasojë e vendosmërisë dhe e këmbënguljes racionale të palës kineze. Prandaj, ShBA-ja ka treguar vullnetin për vazhdimin e dialogut me Kinën, dhe ky është rezultat i zhvillimit të prirjes së aktualitetit.

Sigurisht, me gjithë që Kina ka dërguar ekipin e kryesuar nga Liu He për bisedime, publiku nuk pres arritjen e konsensusit të plotë mes dy palëve brenda një kohe të shkurtër. Pekini ka vënë në dukje që marrëdhëniet kino-amerikane janë shumë të ndërlikuara. Shkëmbimet tregtare dypalëshe mes Kinës e ShBA-së janë shkëmbimet dypalëshe në përmasën më të madhe në botë dhe prekin sektorët në gjithë globin, nga vendet në zhvillim deri në ato të zhvilluara. Në këtë aspekt, marrëdhëniet kino-amerikane nuk i përkasin vetëm Kinës ose ShBA-së. Nisur nga përgjegjësitë që mbajnë mbi supe, në bisedimet që do të zhvillohen, të dyja palët duhet të marrin parasysh çështjet në shtresat më të thella. Çdo dëmtim i shkaktuar nga sanksionet dhe veprimet jomiqësore do të ushtrojë ndikim dypalësh, por edhe shumëpalësh.

Raportet e mediave amerikane tregojnë një gjë, që një pjesë e amerikanëve kanë fantazi joreale dhe propozojnë një "çmim" joreal, të cilat do të hedhin një mjegull pasigurie mbi bisedimet. Por meqë kanë filluar bisedimet, Pekini dhe Uashingtoni duhet të përballojnë vështirësitë, nisur nga interesat kombëtare e globale dhe bazuar në interesat e përbashkëta dypalëshe, dhe të gjejnë së bashku një zgjidhje të arsyeshme për problemet tregtare. Kjo do të jetë në të mirë edhe të të dy popujve dhe të ekonomisë botërore, që është në rimëkëmbje e sipër.

(Autor quhet Si Hai, përktheu nga Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore