Raporti i ShBA-së demaskon prapaskenën për pengimin e sektorit të qarqeve të integruara të Kinës

2018-04-27 09:11:36 CRI Komenti juaj Printoni

Kriza e kompanisë kineze "ZTE" është një mësim i mirë për sektorin e gjysmëpërçuesve dhe të teknologjisë së internetit të Kinës. Më 23 prill, CEO i kompanisë "JD.cn" (kompani e madhe kineze e biznesit elektronik) Liu Qiangdong komentoi që ngjarja e "ZTE-së" është një shuplakë për kompanitë kineze të internetit. "Alibaba", një rival i fuqishëm i "JD.cn", shpalli blerjen e të gjitha aksioneve të kompanisë kineze "TitanoMicro Electronics" dhe investimin në gjashtë kompani të tjera të qarqeve të integruara. Brenda një kohë të shkurtër, kudo po dëgjohet thirrja e tregut që të bëhen gjithë përpjekjet për ta tejkaluar industrinë amerikane të qarqeve të integruara. Por nga ana tjetër, kinezët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për konkurrencën e ashpër në sektorin e gjysmëpërçuesve.

Në janar të vitit 2017, Këshilli i Konsulentëve të Presidentit të ShBA-së për Shkencën dhe Teknologjinë nxori një raport me titull "Për sigurimin afatgjatë të udhëheqjes së ShBA-së në sektorin e gjysmëpërçuesve". Leximi i këtij raporti na ndihmon të kuptojmë logjikën e ShBA-së për të prerë furnizimin e "ZTE-së" me qarqe të integruara.

Logjika

Tregu global i qarqeve të integruara kurrë nuk ka qenë një treg me konkurrencë të plotë, d.m.th. që është një treg me ndërhyrje institucionale. Sipas raportit zyrtar amerikan, ky treg është ndërtuar mbi studimet e kryera nga qarqet qeveritare dhe akademike. Duke marrë parasysh edhe çështjet e sigurisë, një pjesë teknologjish janë mbajtur në një nivel të lartë kufizimi. Lidhur me këtë pikë, raporti gjykon: "Në qoftë se arrijmë të shpejtojmë hapat e krijimit të risive, do të zbutim kërcënimin nga Kina. Por nëse ShBA-ja has pengesë në këtë drejtim, konkurrentët e saj do ta kapin shumë shpejt. Prandaj mënyra thelbësore për të siguruar lidershipin e ShBA-së është tejkalimi i të gjithë rivalëve."

Për të arsyetuar veprimet e ShBA-së, raporti "akuzon" Kinën, si për shembull: "Mendojmë se shtrembërimi i tregut është mjeti i konkurrimit i Kinës. Ata marrin pjesën e ShBA-së në treg duke prishur krijimin e risive nga ShBA-ja, dhe kështu ShBA-ja mbetet përballë kërcënimit ndaj sigurisë të saj të brendshme." Kështu raporti nxjerr përfundimin: qeveria amerikane, përballë kërcënimit që sjell fuqizimi i Kinës, nuk duhet të mbetet e heshtur ose pasive, por duhet të bisedojë me Kinën, të kuptojë qëllimet e vërteta të Kinës dhe të kufizojë metodat e Kinës që shkelin marrëveshjet ndërkombëtare. ShBA-ja duhet të rregullojë gjithashtu marrëveshjet përkatëse në fushën e sigurisë kombëtare, për të parandaluar kërcënimin e mundshëm të Kinës.

Akuzat

Me këtë arsyetim, çdo veprim i Kinës në fushën e qarqeve të integruara, në sytë e ShBA-së shndërrohet në akt kërcënues. Për shembull, pala amerikane e pranon faktin që Kina është prapa ShBA-së për sa i përket teknologjisë së gjysmëpërçuesve. Prapambetja është e pranueshme, por përpjekja për t'u ngritur është e padurueshme.

Dokumenti vëren që strategjia e Kinës për gjysmëpërçuesit është hartuar mbi mbështetjen financiare. Investimet shtetërore dhe private në këtë fushë arrijnë në 150 miliardë dollarë për 10 vjet, dhe Kina e merr teknologjinë me anë të investimeve në kompanitë cilësore ose blerjes së tyre. Strategjia e Kinës lidhur me zhvillimin e sektorit të gjysmëpërçuesve, që ShBA-ja e mendon si të përbërë nga subvencionet dhe nga tipari i "lojës ku fituesi i merr të gjitha", konsiderohet nga Uashingtoni si e hartuar me "prapamendim".

Le t'u hedhim një sy së pari subvencioneve. Për të mbështetur zhvillimin e ndonjë sektori, Kina, zakonisht, jep subvencion, edhe për sektorin e gjysmëpërçuesve. Në këtë pikë, raporti thotë që një veprim i tillë sjell marrjen e pjesës së tregut të kompanive amerikane dhe ndikon në punësimin dhe krijimin e risive prej tyre. Ndërsa për sa i përket taktikës së "lojës ku fituesi i merr të gjitha", raporti vëren se Kina i detyron ose i inkurajon konsumatorët vendorë të blejnë produkte kineze të gjysmëpërçuesve; zbaton politikën e "këmbimit të tregut me teknologjinë" dhe vjedhjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Taktikat

Nëse në pjesën e parë raporti "arsyeton" analizën e vet, kur bëhet fjalë për taktikat, raporti godet drejtpërdrejt Kinën. Për shembull, amerikanët janë të vetëdijshëm që, për të fituar, "të vraposh më shpejt se të tjerët" është taktika më e mirë, dhe krijimi i vazhdueshëm i risive siguron lidershipin absolut të ShBA-së. Por duket sikur ShBA-ja kurrë nuk ka simpati ndaj Kinës: "kur të ulet shpejtësia e zhvillimit të Kinës, do të përballemi me joshje të tjera. Kur ShBA-ja të ndalojë inovacionin, është e paevitueshme që Kina të marrë pozicionin udhëheqës në fushën e gjysmëpërçuesve."

ShBA-ja kanë një mendim shumë pozitiv për veten: se promovon investimet dhe tregtinë e hapur globale dhe nga kjo përfitojnë edhe konsumatorët dhe ekonomia globale. Kurse Kina, sipas Uashingtonit, preferon të japë subvencione për kompanitë ose sektorët më të konsoliduar, të vazhdojë investimet derisa të çojnë në mbiprodhim dhe të ndikojë mbi ekonominë. Po ashtu, Kina është përfituese nga hapja, por në shumë pak raste mban përgjegjësi, kështu, që në shumicën e rasteve, ajo pengon funksionimin e rregullt të tregut, thotë raporti, dhe sugjeron që qeveria amerikane të mos pengojë direkt progresin e Kinës, por të mbrojë kompanitë ose teknologjitë e gjysmëpërçuesve që të mos merren ose të blihen nga Kina.

ShBA-ja ka edhe mënyra dhe mjete të tjera për ta kufizuar Kinën, duke përfshirë rregullat zyrtare dhe jozyrtare të tregtisë dhe investimeve, si edhe mjetet e njëanshme të vlerësimit, si Komiteti për Investimet e Huaja në Shtetet e Bashkuara (CFIUS). ShBA-ja mund të niset nga këndvështrimi i sigurisë kombëtare dhe të mbyllë dyert e bisedimeve me Kinën në fusha të caktuara. Në rast se kompanitë kineze, me mbështetjen e qeverisë, kanë zotëruar produktet dhe teknologjinë dhe çojnë deri në mbiprodhim, atëherë, për palën amerikane, ka ardhur koha për të marrë parasysh nëse do të bjerë dakord për blerjet apo jo nga Kina.

Vendimi për të frenuar zhvillimin e sektorit të gjysmëpërçuesve të Kinës duket se nuk do të lëkundet, prandaj është e rëndësishme për kinezët, së pari, të kuptojnë këtë realitet, pastaj të mendojnë taktikat përkatëse. (Redaktuar dhe përkthyer nga Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore