Zgjerimi i hapjes së Kinës nuk vjen nga trysnia e luftës tregtare

2018-04-14 11:29:27 CRI Komenti juaj Printoni

Më 10 prill, presidenti i Kinës Xi Jinping shpalli një sërë masash të reja në kuadër të zgjerimit të hapjes ndaj botës gjatë fjalimit të tij në takimin vjetor të Forumit të Boaos për Azinë 2018, gjë që tërhoqi vëmendjen e botës. Pa dyshim, këto masa do të ushtrojnë ndikim afatgjatë pozitiv për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të Kinës, e po ashtu edhe jehona që kanë pasur në tregun global është pozitive.

Por qarkullojnë edhe zëra se zgjerimi i hapjes, ulja e tarifave, lehtësimi i hyrjes në tregun kinez dhe masa të tjera të Kinës, janë detyruar nga trysnia e luftës tregtare me ShBA-në.

Po sigurisht që kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, nëse u kushton vëmendje kongreseve të Partisë Komuniste të Kinës, raporteve të dy sesioneve, ose politikave dhe dokumenteve të reja të fundit,

kupton që të gjitha masat për zgjerimin e hapjes janë planifikuar dhe zbatuar sipas interesave të brendshëm të Kinës dhe nuk kanë lidhje me "trysninë e luftës tregtare".

Arsyet e brendshme

Pse Kina duhet të zgjerojnë hapjen ndaj botës? Vendimi i saj nuk vjen nga trysnia e luftës tregtare, por nga logjika dhe nevoja e brendshme e Kinës gjatë reformës dhe zhvillimit të saj.

Kinës i duhet globalizmi. Nga pikëpamja historike, izolimi nga tregu ndërkombëtar çoi në humbjen e vazhdueshme të pozitës së Kinës gjatë dinastisë Qing. Kinezët i kanë kushtuar përpjekjet e tyre të palodhshme brez pas brezi riintegrimit, në mënyrë të barabartë, të pavarur dhe vetëvendosëse në tregun global. Edhe falë tregut global, Kina arriti të krijojë "mrekullinë kineze" në dekadën e fundit.

Thelbi i ekonomisë socialiste është hapja. Në rast se nuk shfrytëzohen në mënyrë të plotë tregjet e jashtme dhe burimet natyrore, popullsia e madhe për Kinën është barrë; por nëse ndodh e kundërta, popullsia e madhe e Kinës është thesar kolosal dhe burimi i fuqisë.

Edhe zgjerimi vullnetar i hapjes i Kinës është në çastin e duhur. Këtu duhet të vihet në dukje që zhvillimi i hapur i ekonomisë së Kinës e ka kaluar fazën e parë, "hyrjen në tregun ndërkombëtar me status të barabartë", dhe fazën e dytë, "zhvillimi bazuar në kërkesat e tregut ndërkombëtar", dhe ka hyrë në fazën e tretë, atë të " orientimit të tregun global".

Kjo është arsyeja pse presidenti Xi Jinping e vuri theksin te zgjerimi i mëtejshëm i tregut të brendshëm të Kinës.

Sepse, së pari, Kina e ka kryer mirë detyrën e vet të fazës së parë dhe të dytë, dhe shumica e sektorëve të saj industrialë kanë arritur tashmë pjekurinë. Në këtë rrethanë, industrisë kineze nuk i duhet më mbrojtja e madhe, por i duhet më shumë konkurrencë, që të ruhet gjallëria e saj.

Kina është një vend me burime dhe kushte të kufizuara. Një efekt anësor i lindur nga industrializimi i Kinës është që lëndët e para dhe burimet energjetike të vendit janë duke humbur konkurrueshmërinë e tyre përsa i përket kostos.

Në këtë rast, po të rritet kostoja e krahut të punës, të tokës dhe të faktorëve të tjerë të prodhimit, industria e manifakturës së Kinës dhe industri të tjera të së ashtuquajturës "rrjedhë e poshtme" do të përballen me sfida dhe goditje në rritje të vazhdueshme. Industria e manifakturës ështe shtylla e ekonomisë kineze. Po të sigurohet konkurrueshmëria e kësaj industrie në kosto, duhet të bëhen përpjekje që të ulet kostoja e lëndëve të para, çmimi i të cilave duhet të jetë më i ulët sesa çmimi në tregun ndërkombëtar.

Së dyti, për të orientuar tregun global, Kina duhet të zgjerojë më tej tregun e vet të brendshëm. Aftësia e importit pasqyron edhe fuqinë. Nëse tregu kinez nuk krijon përfitime,

vendet e tjera të botës nuk do të jenë të motivuar për integrim me rregullat e Kinës. Nëse nuk rrezikohen nga humbjet në tregun kinez, kompanitë e huaja nuk do t'u nënshtrohen vendimeve të Kinës.

Lufta tregtare

Zgjerimi i hapjes ndaj botës së jashtme nuk bien në kundërshtim me përballimin e luftës tregtare. Vullneti i Kinës për të qenë më e hapur dhe të ndajë me partnerët tregtarë shanset e zhvillimit dhe të lulëzimit nuk do të thotë që Kina të pranojë partnerët e çdo lloji.

Për sa i përket luftës tregtare mes Kinës dhe ShBA-së, lufta me Kinën do të çojë në humbjen e "tortës" së kompanive amerikane në tregun kinez. Në vitin 2015, vëllimi i përgjithshëm i shitjeve të kompanive amerikane në Kinë arriti në 51.7 miliardë dollarë. Në rast të Trumpi vendos të vazhdojë të ndjekë rrugën e gabuar, patjetër interesat kolosale të Amerikës do të shndërrohen në armët kundërgoditëse të Kinës. Njëkohësisht, kompanitë amerikane do të përjashtohen nga masat e zgjerimit të hapjes së Kinës nëse përfshihen në luftën tregtare me Kinën.

Pavarësisht si do të jetë rezultati i luftës tregtare mes Kinës dhe ShBA-së, vendosmëria e vendimmarrësve kinezë për të zgjeruar hapjen nuk do të lëkundet.

Po të jesh president i ShBA-së si Trumpi, është e kuptueshme të dëshirosh të ulësh deficitin financiar dhe tregtar, që ekonomia e vendit të fitojë prapë ekuilibrin. Por për palën kineze është absolutisht e papranueshme që të shkelë rregullat e OBT-së dhe të ndërmarrë veprime të njëanshme sipas ligjit të brendshëm të ShBA-së, të zbatojë programe në kundërshtim me ligjet objektive të ekonomisë për të ulur deficitin tregtar ose të pranojë që masat e zgjerimit të hapjes së Kinës të quhen si rrjedhojë e trysnisë së nisjes së luftës tregtare.

Edhe po të mos kishte Donald Trump, hapat e zgjerimit të hapjes të Kinës nuk do të ndaleshin, sepse është nevojë e brendshme gjatë zhvillimit dhe progresit të Kinës, pa përmendur që Kina dëshiron të jetë e hapur ndaj kompanive të huaja.

Por, nëse do ta përjashtojë veten nga fusha e lojës apo jo, kjo varet nga vetë Dajë Sami.

(Autori është Mei Yuxin, studiues i Akademisë së Kërkimeve në Ministrinë e Tregtisë të Kinës. Redaktoi dhe përktheu Wang Xianya.)

Mrekulli
Lajmet Kryesore