Kina vendos të zgjerojë importet, një "rrymë e kthjellët" për ekonominë botërore

2018-03-30 16:31:50 CRI Komenti juaj Printoni

Një raport i publikuar nga "E përditshmja Ekonomike" (Economic Daily) e datës 28 mars citon fjalët e zyrtarëve të Ministrisë së Tregtisë të Kinës, sipas të cilëve, për të rritur më tej importet kineze, departamentet përkatëse po hartojnë dhe do të publikojnë "Udhëzuesin për zgjerimin e importit dhe nxitjen e balancës së tregtisë së jashtme".

Vendimi i Kinës për të shtuar importet do të sjellë "rrymë të kthjellët" për ekonominë botërore dhe është në të mirën e të gjithë botës. Pas krizës financiare, janë shtuar ndjeshëm politikat e proteksionizmit tregtar në sferë globale. Në veçanti vihet në dukje që ShBA-ja ka shpallur më shumë politika proteksioniste sesa vendet e tjera. Pasi Donald Trump mori detyrën e presidentit, akte të tilla nga ShBA-ja janë bërë më të shpeshta. Kështu që rritja e ekonomisë botërore mund të pengohet nga proteksionizmi afatgjatë. Në këtë rrethanë, zgjerimi i importit të Kinës, nga njëra anë, lëshon sinjal pozitiv për nxitjen e globalizimit ekonomik, të hapjes dhe të bashkëpunimit; nga ana tjetër, do të sjellë të mira konkrete për të gjitha vendet e botës. Tregu kinez është mjaft i madh dhe kërkesat e konsumatorëve kinezë janë shumë të pasura e të shumëllojshme. Të gjitha vendet mund të gjejnë koordinatat e veta dhe të eksportojnë produktet më konkurruese në tregun kinez.

Zgjerimi i importeve kineze do t'i sjellë energji pozitive rritjes së ekonomisë botërore, por në të njëjtën kohë, nënkupton se tregu i brendshëm i Kinës do të ndodhet përballë një konkurrence më të ashpër. Gjithashtu, konkurrim me produktet më konkurruese të botës nuk do të jetë në favor të disa sektorëve industrialë, të kompanive e të punëtorëve të tyre. Mirëpo, në krahasim me pikëpamjen negative të ShBA-së mbi importin, Kina e shikon këtë çështje nga këndëvështrimi pozitiv. Kina është e gatshme të eliminojë efektet negative të importit nëpërmjet ndryshimit të rregullave të brendshme dhe të luajë një rol pozitiv. Nëse kufizimi i importeve nga pala amerikane është një "rrymë e turbullt", zgjerimi i importit të Kinës është "rryma e kthjellët".

Pa dyshim, zgjerimi i importeve të Kinës është rrjedhojë e pashmangshme i nivelit të zhvillimit të saj dhe do të jetë në të mirë të zhvillimit të ekonomisë kineze dhe përmirësimit të mirëqenies së kinezëve. Pas Reformës dhe Hapjes, në shumë raste, Kina kanë bërë përpjekje për të forcuar eksportin, në këmbim të valutës së huaj, të punësimit dhe të rritjes ekonomike. Nxitja e eksportit është rruga e domosdoshme që duhet të ndjekë çdo vend në zhvillim. Por, qysh nga anëtarësimi i Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë deri në shpërthimin e krizës financiare, eksportet kineze kanë pasur një rritje "shpërthyese". Edhe suficiti tregtar i Kinës ka treguar prirje të rritjes eksponenciale dhe është shtuar shpejt sasia e rezervës valutore të huaj të Kinës. Tashmë rezerva valutore e Kinës është e mjaftueshme të luajë role të ndryshme. Tregu i brendshëm i Kinës është i aftë të krijojë vende pune dhe rritja ekonomike po i nënshtrohet ndryshimit strukturor. Realizimi i balancimit tregtar përputhet me interesat e Kinës.

Për sa i përket tregtisë ndërkombëtare, eksporti është mjet. Vendet në zhvillim nxisin eksportin për të siguruar valutë të huaja që do të përdoret në import, vetëm në këtë mënyrë mund të përmirësohet mirëqenia. Tani Kina është mjaft e fuqishme për të zgjeruar importin, që të kompensojë mungesën në prodhimin e brendshëm. Nga kjo, në një periudhë afatshkurtër, do të përfitojnë konsumatorët, kur nga këndvështrimi afatgjatë, do të përfitojë zhvillimi i Kinës, i cili do të bëhet më i balancuar dhe i plotë. Kësisoj, do të zbutet konkradikta midis dëshirës së popullit për jetë më të mirë dhe zhvillimit të paekuilibruar, që është kontradikta kryesore në shoqërinë kineze.

Zgjerimi i importit nga Kina tregon përgjegjësinë e saj si një vend i madh, gjë që është në të mirë jo vetëm të vetë Kinës, por edhe botës. Por duhet vënë në dukje që rritja e importeve është një proces për ribalancimin e tregtisë kineze dhe zvogëlimin e deficit tregtar të ShBA-së. Zgjerimi i importit është një "ungjill", jo një gur prove, prandaj bota duhet të tregojë durim të mjaftueshëm ndaj Kinës.

Së pari, shtimi i importeve të Kinës mbështetet kryesisht në efektin e ekonomisë së tregut. Importi varet nga politikat e bizneseve. Qeveria mund të jetë mbështetëse dhe inkurajuese, por nuk mund t'u imponojë kompanive të importojnë produktet e tyre, kështu që vendimet e biznesit, si p. sh. nga cili vend ose në cilin sektor do të rriten importet do të merren krejtësisht nga vetë tregu. Gjatë gjithë kohës, megjithëse suficiti tregtar i Kinës mund të zvogëlohet, kur bëhet fjalë për vëllimin e saktë të tregtisë dypalëshe, ai mund të ndryshojë.

Së dyti, pavarësisht që kërkesa për produkte të gatshme nga konsumatorët kinezë mund të ulë suficitin tregtar të Kinës, importi i produkteve të ndërmjetme dhe mallrave kapitale që i nevojiten Kinës për zgjerimin e prodhimit mund të jenë në favor të strukturimit të sektorit prodhues, duke nxitur kështu prodhimin dhe eksportet e Kinës, dhe përfundimisht do të zbutë efektin e zvogëlimit të suficitit që krijon shtimi i importeve.

Së fundi, suficiti tregtar i Kinës është i madh, vëllimi i eksportit është 1.23 herë më i madh sesa vëllimi i importit. Kjo do të thotë që, edhe në qoftë se ritmet e rritjes së eksportit të Kinës janë më të ngadalta sesa ato të importit, prapë suficiti do të rritet. Vetëm kur importet kineze të rriten më shpejt sesa eksportet, suficiti do të zvogëlohet. Zgjerimi i importit të Kinës nuk do të shtojë thjesht importin, por do të shtojë edhe ritmet e rritjes së importeve, që këto ritme t'i tejkalojnë ato të rritjes së importeve, për të ulur përfundimisht suficitin. Por kjo nuk do të arrihet me një hap.

Me një fjalë, ndodhur në mes të luftës tregtare, përkushtimi i Kinës për zgjerimin e importit vlen të mbështetet ose t'i bëhet një "like" dhe do t'u sjellë të mira të gjithë popujve të botës.

(Autori është Su Qingyi, studiues në Institutin e Ekonomisë dhe Politikës së Botës të Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës. Përkthyer nga Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore